Fillon puna për krijimin e një harte investimi për riindustrializimin e Bullgarisë, e cila do të bazohet në lëndët e para të nxjerra në vend. Për këtë u pajtuan ministri i ekonomisë dhe industrisë Nikolla Stojanov dhe Dhoma Bullgare e Minierave dhe Gjeologjisë. Sipas Stojanov, Bullgaria ka sasi të mëdha të burimeve nëntokësore, të cilat aktualisht përdoren tërësisht për eksport dhe këto janë përfitime të humbura për ekonominë bullgare. Ideja e qeverisë është të tërheqë investitorët duke përdorur burimet lokale sa më afër tyre. Kjo do të rrisë edhe të ardhurat e popullsisë në të gjitha rajonet, theksoi ministri.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..