Prokuroria do të kërkojë ekstradimin e shtetasit rus, i cili supozohet se qëndron pas sulmit kibernetik në faqet e internetit të 14 institucioneve shtetërore bullgare të shtunën, tha për BNR Desisllava Petrova, zëdhënëse e Prokurorisë së qytetit të Sofjes. Megjithatë, nëse autoritetet ruse nuk përmbushin kërkesën, hetimi ndaj të dyshuarit do të kryhet në mungesë.
Për momentin, prokurorët së bashku me shërbimet partnere po kontrollojnë rreth 150 persona për bashkëpunim në sulmin e hakerëve. Një kërkesë për ndihmë juridike do të bëhet edhe në disa vende për shkak të elementit ndërkombëtar të hetimit.
Ekspertët e Shërbimit Kombëtar të Hetimit identifikuan tashmë rajonin rus të Magnitogorsk si burimi i parë i sulmit. Sipas Desisllava Petrova, akti urealizua përmes qindra kompjuterëve të infektuar, të cilët mund të jenë vendosur në pjesë të ndryshme të botës.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..