Ministri i turizmit Ilin Dimitrov shprehu pritjet se sezoni i ardhshëm dimëror do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, që sipas tij ishte rekord. “Regjistrimet po shkojnë shumë mirë, shpresoj të mos ketë kthesa të forta në situatën gjeopolitike”, komentoi ai. Vendi ynë po përjeton rritje në një sërë tregjesh, përfshirë ato të Britanisë së Madhe dhe Izraelit. Rezultatet e mira janë për shkak të reklamave dhe faktit që në Evropën Perëndimore çmimet u rritën shumë, ndërsa tek ne nuk janë aq të larta. Ilin Dimitrov tha gjithashtu se propozoi kompensime dhe tavan për energjinë elektrike dhe gazin për industrinë, si dhe ruajtjen e normës së TVSH-së prej 9 për qind. Megjithatë, kjo do të varet nga Kuvendi Popullor kur votohet buxheti i shtetit.
“Razgrad po bëhet përsëri kryeqyteti i kosit”, tha nënkryetari i komunës, Dobrin Dobrev, me rastin e hapjes së Panairit të 21-të të kosit sot. Ideja e panairit është popullarizimi i traditave popullore të grupit etnografik Kapanci, që lidhet me..
Në ditën e sotme të Shën Parashqevisë – mbrojtëses së Ravdës dhe patronit të kishës lokale, një nga fshatrat tanë më të njohur të Detit të Zi do të kremtojë festën e tij. Dita solemne do të fillojë me liturgjinë solemne tradicionale në kishën..
Unë fola me një numër ekspertësh të cilët janë të bindur se nuk ka ndotje në Detin e Zi. Informacioni që është shfaqur është pjesë e një fushate negative që nuk bazohet në fakte. Mund t'i deklaroj botës me përgjegjësi se Deti i Zi është i pastër..