Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Amaneti i Shën Joan Rillski është rruga drejt bashkimit të bullgarëve

Foto: rilskimanastir.org

Në prag të festës së mbrojtësit qiellor të Bullgarisë, Shën Joan të Rilës, qindra të krishterë ortodoksë i drejtohen manastirit të themeluar prej tij në zemër të malit Rila për një vigjilje gjithë natën.

Sipas traditës, çdo vit në Manastirin e Shenjtë të Rilës Shenjtori nderohet tri herë në vit - më 18 gusht (fjetjen e tij në 946), 19 tetor (transferimi i lipsaneve të tij në qytetin Sredec) dhe 1 korrik ( kthimi i lipsaneve të tij në Manastirin e Rilës më 1469).

Sipas jetëshkrimit të krijuar nga Shenjtori Patriku Evtimij Tërnovski, pak kohë pas ngjitjes në qiell të Joanit të Rilës, nga varri i tij filloi të dilte një “aroma e papërshkrueshme”. Ndoshta atëherë ky shenjtor i parë dhe më i respektuar bullgar u kanonizua. Rreth viteve 989 – 992 Mbreti Samuill dhe Patriku i atëhershëm bullgar German-Gavrill transferuan lipsanet e tij në qytetin Sredec, Sofjen e sotme. Kjo ndodhi pasi shenjtori u shfaq në ëndërr dishepujve të tij dhe i urdhëroi që t’i transferonin lipsanet e tij aty.

Të shumta janë gojëdhënat dhe dëshmitë për shërimin e mrekullueshëm në sajë të lutjeve të shenjtorit, i cili gjatë jetës refuzonte të pranojë lavdinë e një shëruesi dhe gjithmonë i atribuonte Zotit fuqinë për të shëruar të sëmurët dhe të vuajturit. Kjo është arsyeja pse besimtarët, pavarësisht nga feja e tyre, edhe sot e kësaj dite e drejtojnë shikimin e tyre lutës drejt shenjtorit, në ditët e sprovave.

“Mos kërkoni epërsi dhe eprorë, por kujtoni Atë që tha: “Ai që do të jetë më i madhi prej jush, le të jetë shërbëtori i të gjithëve”. Dhe mbi të gjitha, kini kujdes nga gjarpri lakmues, sepse pangopësia është rrënja e të gjitha të këqijave, sipas apostullit, i cili e quan atë një idhujtari të dytë”, u