NATO-ja do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë në ditët e ardhshme për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër dronëve, përfshirë dronët iranianë, që Rusia po përdor kundër infrastrukturës kritike, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë i thanë Reuters se Teherani ka premtuar për t’i dërguar Rusinë raketa dhe më shumë dronë.
Ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba i ka propozuar presidentit Volodimir Zelenski që vendi i tij të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin me arsyetimin se Republika Islamike furnizon Rusinë me armë që përdoren në Ukrainë. Sipas pohimeve të Kievit, sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas janë kryer me ndihmën e dronëve iranianë Shahed-136, megjithëse Kremlini dhe Teherani e mohojnë këtë. “Fakti që Rusia po i drejtohet Iranit për një ndihmë të tillë është një njohje nga Kremlini për falimentimin e tij ushtarak dhe politik”, komentoi Zelenski. "Ukraina do t'i dërgojë një notë zyrtare qeverisë izraelite me një kërkesë për dërgimin e menjëhershëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore", tha ministri i jashtëm ukrainas.
Rusia duhet të njihet jo vetëm si sponsor i terrorizmit, por edhe si një shtet terrorist, kërkuan shumica dërrmuese e eurodeputetëve në seancën plenare në Strasburg. Disa prej tyre madje kërkuan që diplomatët rusë të dëbohen nga Evropa.
Ndërkohë, autoritetet ruse në rajonin e pushtuar Herson urdhëruan evakuimin e banorëve të katër komunave pranë frontit. Kreu i administratës pro-Kremlinit në rajon, Vladimir Saldo, akuzoi forcat ukrainase se planifikojnëParaditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..
Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..
Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..
Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..
Bullgaria ka potencial unik turistik dhe ne jemi këtu për ta prezantuar atë në mënyrën më të mirë. Këtë e deklaroi ministri i turizmit Mirosllav..