NATO-ja do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë në ditët e ardhshme për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër dronëve, përfshirë dronët iranianë, që Rusia po përdor kundër infrastrukturës kritike, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë i thanë Reuters se Teherani ka premtuar për t’i dërguar Rusinë raketa dhe më shumë dronë.
Ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba i ka propozuar presidentit Volodimir Zelenski që vendi i tij të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin me arsyetimin se Republika Islamike furnizon Rusinë me armë që përdoren në Ukrainë. Sipas pohimeve të Kievit, sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas janë kryer me ndihmën e dronëve iranianë Shahed-136, megjithëse Kremlini dhe Teherani e mohojnë këtë. “Fakti që Rusia po i drejtohet Iranit për një ndihmë të tillë është një njohje nga Kremlini për falimentimin e tij ushtarak dhe politik”, komentoi Zelenski. "Ukraina do t'i dërgojë një notë zyrtare qeverisë izraelite me një kërkesë për dërgimin e menjëhershëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore", tha ministri i jashtëm ukrainas.
Rusia duhet të njihet jo vetëm si sponsor i terrorizmit, por edhe si një shtet terrorist, kërkuan shumica dërrmuese e eurodeputetëve në seancën plenare në Strasburg. Disa prej tyre madje kërkuan që diplomatët rusë të dëbohen nga Evropa.
Ndërkohë, autoritetet ruse në rajonin e pushtuar Herson urdhëruan evakuimin e banorëve të katër komunave pranë frontit. Kreu i administratës pro-Kremlinit në rajon, Vladimir Saldo, akuzoi forcat ukrainase se planifikojnëMë në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..