Në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi, kryetarja e së majtës, Kornelija Ninova, propozoi Vezhdi Rashidov për Kryetar të Kuvendit Popullor, si deputeti më i moshuar dhe më i respektuar me përvojë të njohur në parlamentarizëm. Ninova bëri të ditur se është e autorizuar nga shumica në këshillin e kryetarëve në emër të BSP, GERB-SDS, DPS dhe “Ngritja Bullgare”.
Megjithatë, në vend të votimit, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi një pushim pak pas përfundimit të atij të mëparshëm dhe ndezi sërish debate të ashpra dhe kundërshtime.
Në fund, mazhoranca fitoi dhe për kryetar zgjodhi Vezhdi Rashidov, i cili theksoi se e pranon pozitën në emër të Bullgarisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të punojnë për hir të vendit të tyre.
Kandidatura e tij mori mbështetjen e katër nga shtatë forcat politike në Kuvendin Popullor - GERB-SDS, BSP, DPS dhe "Ngritja Bullgare". 139 deputetë votuan "pro", 73 "kundër", 27 abstenuan.
Kush është Vezhdi Rashidov?
Vezhdi Rashidov, deputet i zgjedhur nga koalicioni GERB-SDS, ka lindur në vitin 1951 në Dimitrovgrad. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve për Skulpturë, ku më vonë u bë pedagog. Ka qenë Ministër i Kulturës në dy nga kabinetet e Bojko Borisovit, si dhe deputet në gjashtë parlamente.GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat të GERB për kryeministër, njoftoi GERB. "Nuk është arritur një marrëveshje me "DB" për përbërjen e..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të..