Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.
"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.
Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Sofia Tech ParkNë 30 ditët e ardhshme, mbi 1.8 miliardë myslimanë në mbarë botën do të respektojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit ata duhet të përmbahen nga ushqimi dhe uji. Pas perëndimit të diellit më 22 mars,..
Në orët e para të 105-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kuqe, pllaka e monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje u thye nga një 61-vjeçar, në shenjë proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Dhe në vend që të sanksionohej për këtë akt..
Resurset ujore të Bullgarisë nuk janë ndër më të mëdhatë në Evropë, por nga ana tjetër, pothuajse të gjitha burimet ujore në vendin tonë formohen në territorin bullgar, gjë që e bën vendin tonë të pavarur në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, në vendin..
Resurset ujore të Bullgarisë nuk janë ndër më të mëdhatë në Evropë, por nga ana tjetër, pothuajse të gjitha burimet ujore në vendin tonë formohen në..
Në 30 ditët e ardhshme, mbi 1.8 miliardë myslimanë në mbarë botën do të respektojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Nga lindja e diellit deri në perëndim..
Në orët e para të 105-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kuqe, pllaka e monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje u thye nga një 61-vjeçar, në..