Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duan të krijojnë zona industriale në qytetet më të vogla

Nikolla Stojanov
Foto: BGNES

Do të propozoj që masat për mbështetjen e biznesit të vazhdojnë deri në vitin 2023 dhe të hiqet zbritja për qytetarët në çmimin e karburanteve, sepse ata po bëhen më të lira. Këtë e tha para bTV, ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Nikolla Stojanov.

Konsumatorët duhet të inkurajohen të kursejnë energji, siç është në Evropë. E përgëzoj ministrin e energjetikës që nuk vendosi 2 tarifa për energjinë elektrike, shpjegoi Stojanov

Paqëndrueshmëria politike ndikon në vendimet e investitorëve të huaj. Do të kërkojmë ndryshimin e ligjit për nxitjen e investimeve për të hapur zona industriale në qytete të vogla me qellim krijimin e vendeve të punës ku njerëzit nuk kanë jetesë, tha ministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetari i KNSB-së Pllamen Dimitrov

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari: Duhen mjete shtesë në buxhet për pagat në sektorin publik

Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..

botuar më 25-03-14 5.39.MD

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bëri thirrje për një rol më të madh të fuqive të mesme në marrëdhëniet ndërkombëtare

Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave globale. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në..

botuar më 25-03-14 4.09.MD

Një parti e re hyn në Parlament, shumica në pushtet bie në 121 deputetë

Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024...

botuar më 25-03-14 11.14.PD