"Partitë euro-atlantike kanë një shumicë kushtetuese në Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor, por janë kundërshtuar njëra tjetrës. Megjithatë ne do të vazhdojmë të luftojmë për një Bullgari të fortë në BE dhe NATO". Kështu deklaroi ish-presidenti Rosen Plevneliev, i cili së bashku me ish-ministrin e jashtëm Sollomon Pasi, ishin pjesë e grupit të kontaktit të formuar nga GERB, për të zhvilluar negociata me forcat parlamentare në kërkim të mundësive për formimin e qeverisë me mandatin e parë. Pas takimit të sotëm me DPS-në, konsultimet përfunduan. Të shtunën, Pasi dhe Plevneliev u takuan me GERB-SDS dhe "Ngritja Bullgare". "BSP për Bullgarinë", "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" refuzuan të marrin pjesë në bisedime, megjithëse me ta u zhvilluan bisedime joformale. Vetëm me “Vëzrazhdane” nuk ka pasur komunikim.
Ditën е martë grupi i kontaktit pritet t'i dorëzojë kryetarit të Kuvendit, Vezhdi Rashidov, tekstin përfundimtar të një deklarate, ku tregohen prioritetet mbi të cilat janë gjetur pikat e kryqëzimit për programin e kabinetit të ardhshëm.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..