Para Ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agneza Popovska, ministri në detyrë i punëve të jashtme Nikollaj Millkov shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, lidhur me të drejtat e bullgarëve atje.
Palët janë bashkuar rreth mendimit se është në interes të përbashkët që të drejtohen më shumë përpjekje në tejkalimin e shfaqjeve negative dhe kthimin në dinamikën pozitive në marrëdhëniet, njoftoi MPJ.
“U diskutuan mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit të thelluar dhe efektiv sektorial, u vu në dukje tendenca pozitive në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike dhe rritja e tregtisë dypalëshe, si dhe aktiviteti i qendrave kulturore”, thuhet në njoftim.Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..