Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Polemika rreth projekteve për ofrimin e armëve për Ukrainën

Foto: Ani Petrova

Projekt-rezolutat e “Bullgarisë Demokratike” dhe GERB për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, të paraqitura në parlament, ndezën debate të nxehta politike. Ato u diskutuan në një këshill të kryetarëve në Kuvendin Popullor. Sipas debatuesve, tema duhet të shqyrtohet në dy komisione parlamentare – ushtarake dhe të jashtme, pasi do të krijohen të tilla.

Presidenti Rumen Radev paralajmëroi se tërheqja e armatimit nga ushtria bullgare, pa u rimbushur me të reja, do të zvogëlojë aftësitë e saj në sfondin e luftës dhe tensionit në Ballkan. Sipas tij, ky lloj vendimi do të na afrojë të futemi në konflikt. “A besoni se njerëzit që propozojnë zgjidhje të tilla do të marrin ndonjëherë armët dhe se këta njerëz do të rrezikojnë ndonjëherë jetën e tyre për Bullgarinë? Nuk e besoj!”, tha Radev.

Sipas GERB dhe Bullgarisë Demokratike, duke dërguar armë në Kiev, Bullgaria mund të marrë një armë më moderne nga NATO.

DPS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë gjithashtu dakord me idenë e ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Stefan Janev nga "Ngritja bullgare" deklaroi se forca e tij politike është në favor të eksportit të armëve në Ukrainë si biznes dhe do ta mbështeste një vendim të tillë nëse lidhet me modernizimin e aftësive mbrojtëse të Bullgarisë.

Drejtuesja e BSP Kornelija Ninova ishte kategorike se e majta nuk do të mbështesë ndihmën ushtarake për Ukrainën. “Mendojmë se dhënia e armëve Ukrainës do ta përfshinte Bullgarinë në konfliktin ushtarak dhe do të votojmë kundër të gjitha propozimeve”, tha Ninova dhe theksoi se e majta është në favor të zgjidhjes së konfliktit me mjete diplomatike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Jotova diskutoi për integrimin e komunitetit bullgar me nënkryetarin e bashkisë së Londrës

Gjatë vizitës së saj në Londër, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me nënkryetaren e bashkisë Joanne McCartney. Portofoli i McCartney përfshin politika për fëmijët dhe familjet. Në fokus të bisedës ishin vështirësitë me të cilat përballet..

botuar më 25-03-12 4.23.MD

Bullgaria është ndër vendet që do të ndërtojnë fabrika të reja evropiane të intelektit artificial

Ndërmarrja e përbashkët evropiane e teknologjive llogaritëse me prodhimtari të lartë EuroHPC zgjodhi gjashtë fabrika të reja evropiane të inteligjencës artificiale për të forcuar lidershipin e Evropës në inovacion dhe inteligjencës artificiale...

botuar më 25-03-12 2.59.MD
Natalija Kisellova

Deputetët kërkuan publicitet të dokumenteve për kontestimin e rezultatit zgjedhor

Me 128 vota pro, Kuvendi Popullor miratoi deklaratën e paraqitur nga kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova, në të cilën u bën thirrje anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë publike të gjitha dokumentet lidhur me çështjen kushtetuese për..

botuar më 25-03-12 2.23.MD