Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme një program për mbështetjen e organizatave dhe mediave bullgare jashtë vendit për periudhën 2022-2023. Programi synon të forcojë shkëmbimin e informacionit, iniciativave dhe lidhjeve ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve bullgare jashtë vendit dhe veprimtarëve shkencorë, kulturorë dhe arsimorë në Bullgari.
Fondet do të sigurohen në bazë të projekteve në kuadër të Programit të propozuar.
Për zbatimin e aktiviteteve në kuadër të Programit në vitin 2022, Këshilli i Ministrave miratoi kosto shtesë deri në 200 000 leva nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..