Një marrëveshje gazi midis Bullgarisë dhe Moldavisë u nënshkrua në Kishinau në prani të presidentëve të të dy vendeve, Rumen Radev dhe Maja Sandu, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Radev po viziton kryeqytetin e Moldavisë në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Palët në marrëveshjen, e cila do të sigurojë furnizimin e gazit përmes rrjetit të transmetimit të gazit të Bullgarisë në Moldavi, janë “Bulgartransgaz” dhe “Energocom” moldavian. “Me këtë, ne do të jemi në gjendje të diversifikojmë burimet tona të gazit natyror dhe të lidhim rrjetin kombëtar të transportit të gazit me sisteme të tjera”, tha Sandu.
Presidenti i Moldavisë theksoi gjithashtu se të dy vendet janë të lidhura prej shekujsh përmes historisë dhe kulturës. Ajo kujtoi se për rreth 200 vjet Moldavia është atdheu i një diaspore të madhe bullgare.
Presidenti Rumen Radev po viziton MoldavinëNga 1 janari 2025, 17 vjet pasi Bullgaria u bë pjesë e BE-së (1 janar 2007), vendi ynë hyn në Shengen dhe në rrugë tokësore, duke u bërë anëtar i plotë i zonës së udhëtimit pa kufij. Po hiqen kontrollet kufitare mes vendit tonë dhe Greqisë dhe Rumanisë...
Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit, me erë të dobët nga perëndimimi-jugperëndimi. Para mesditës do të jetë me mjegull ose vranësira në ultësira dhe fusha, por pas mesditës dukshmëria do të përmirësohet...
Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu i quajnë nuset e kësaj zone të veshura dhe të “vizatuara” enkas për dasmën. Konkursi “Zonja Gelina..
Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar..
Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin..
Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në..