Zakonisht vjeshta është stina më e mirë për konservimin e perimeve për dimrin. Pikërisht atëherë, ato janë të bollshme dhe çmimet e tyre janë më të përballueshme. Në Bullgari tradita e përgatitjes së ushqimeve të konservuara për dimrin ka të bëjë me mentalitetin e bullgarit, të cilit nuk i pëlqejnë aspak surprizat dhe ai gjithmonë kërkon të kursejë diçka për “ditët e zeza”. Ajo është veçanërisht e përhapur tani, kur pasiguria ndihet kudo dhe vazhdimisht dëgjohen paralajmërime për një dimër të ashpër. Që në fund të shtatorit u rritën çmimet e specave të kuq dhe specave gogozhare, çmimet e domateve të konservuara, të cilat vitin e kaluar nuk e kalonin një levë, tashmë janë dyfishuar. U rritën edhe çmimet e ushqimit të gatshëm të konservuar.
Sipas Komisionit Shtetëror të Tregjeve të Mallrave, indeksi i çmimeve të tregut është rritur me 31% me bazë vjetore, por kjo nuk i pengon njerëzit për të konservuar ushqim për dimrin, edhe pse më pak se zakonisht. Dhe nëse deri vite më parë turshitë bëheshin sipas recetave familjare për të pasuruar menynë e dimrit, tani ato janë një mjet mbijetese në kaosin ekonomik dhe politik në Bullgari.
Kryeqytetasit, të cilët vitet e fundit patën mundësinë për ta shijuar bollëkun e ofruar në tregjet e fermerëve nga prodhuesit sipërmarrës, tashmë “po përveshin mëngët” për të përgatitur konserva për stinën dimërore.
Ndër gjellët më të njohura të vjeshtës janë specat e kuq të pjekur dhe specat gogozhare, specat djegës dhe sigurisht turshia mbretërore. Ajo e fundit, që bëhet me karota, speca gogozhare, selino dhe lulelakër, kombinon një gamë të tërë probiotikësh, prebiotikësh dhe vitaminash - një mbrojtje e sigurt kundër viruseve të ndryshme sezonale. Turshitë përgatiten më ekonomikisht, për sa i përket energjisë elektrike, por prodhimi i së ashtuquajturës “ljutenica” (salcë prej domatesh dhe specash të pjekur) në shtëpi gjithmonë kërkon më shumë punë dhe po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë, përveç nëse gatuhet në dru në sobën e vjetër të fshatit.
Nga ana tjetër, për shkak të bollëkut gjatë gjithë vitit të frutave dhe perimeve, sallatat e freskëta janë gjithnjë e më të pranishme në tryezën bullgare. Prandaj amvisat filluan të përgatitin ushqime dimërore në sasi më të vogla. Përveç kësaj, këtë vit, rreth 80 - 90% e prodhuesve vendas të perimeve serrë nuk e mbollën prodhimin e tyre dimëror. Si arsye për këtë ata tregojnë rritjen e çmimit të gazit, peletit dhe energjisë elektrike, të cilat janë rritur tre deri në katër herë dhe ka të ngjarë që çmimi i tyre të vazhdojë të rritet. Për këtë arsye këtë herë prodhuesit preferuan të mos rrezikonin, për të shmangur falimentimet e mundshme.
Kështu bullgari, i cili dalëngadalë e harron shijen origjinale të perimeve bullgare, do të detyrohet, natyrisht, nëse mjetet e tij financiare e lejojnë, të blejë domate nga Turqia dhe Greqia, dhe nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut - analogun e ljutenicës së bërë në shtëpi.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, BNR, arkiv
Më 16 maj në Tiranë u zhvilluan konsultime politike mes ministrive të jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, njofton MPJ bullgare. Gjatë bisedimeve u theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, turizëm, arsim dhe shkencë. Në..
Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” zë vendin e 952-të nga gjithsej 20 531 institucione të arsimit të lartë në botë të përfshira në klasifikimin e Qendrës për Renditjen e Universiteteve Botërore (Center for World University Rankings) për..
Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev doli në një konferencë për shtyp, të thirrur prej tij, me dorëheqjen e tij në dorë dhe një stilolaps, pas së cilës ai e grisi dorëheqjen. “Duke ardhur nga SHBA, më ftuan të jepja dorëheqjen deri në orën 10.00...
Emri i bullgares Irena Veliçkova-Jamami lidhet më së shumti me kërkimet e saj afatgjata mbi qëndisjen, e cila është përsosur ndër shekuj dhe nga një..
Bota ortodokse kremton festën e Shpirtit të Shenjtë. Ajo shënohet gjithmonë në ditën pas Rrëshajave. Për bullgarët, Shpirti i Shenjtë është edhe..