Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut u gjobit nga UEFA me 14 500 euro për shkak të sjelljes së tifozëve të kombëtares gjatë ndeshjes me Bullgarinë në turneun e Ligës së Kombeve në Shkup.
Para fillimit të ndeshjes, himni kombëtar bullgar u shoqërua me fishkëllime nga tribuna në stadiumin “Toshe Proeski”, për të cilën Maqedonia e Veriut u gjobit me 10 mijë euro. 4500 të tjera është gjoba për objektet e hedhura nga tifozët vendas.
Futbollisti maqedonas Todor Todoroski, i cili mori karton të kuq për një faull shumë të rëndë ndaj futbollistit bullgar Marin Petkov, u suspendua me një ndeshje.
Bullgaria fitoi 1:0 në Shkup me golin e Kirill Despodov dhe përfundoi e dyta në Grupin C4 me 9 pikë, dy më shumë se Maqedonia e Veriut.
Kombëtarja bullgare e futbollit mundi Maqedoninë e Veriut në një ndeshje të Ligës së KombeveMbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..