Vendimi për zgjatjen e veprimit të buxhetit të vitit 2022 edhe në vitin 2023 është i keq, sepse një sërë veprimtarish do të mbeten të pafinancuar. Këtë e tha presidenti i Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Sindikatave në Sofje. Ai tha, se rritja e pagës minimale të punës, gjë për të cilën këmbëngulin bashkimet profesionale nuk ka sesi të financohet pa përditësimin e buxhetit. Ai paralajmëroi se do të pasojnë protesta.
Në konferencën dyditore me temë “Sindikatat nga Ballkani Perëndimor: pjesëmarrës aktivë me angazhime të qarta civile dhe sociale për integrim të përshpejtuar evropian”, po marrin pjesë përfaqësues të sindikatave nga Franca, Austria, Polonia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia etj..
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...