Pak ditë më parë në Sofje u zhvillua një koncert i bukur me pjesëmarrjen e aktorëve të dashur bullgarë, të cilët performuan këngë të krijuara posaçërisht për ta. Autori dhe producenti i projektit të quajtur "Artistët që këndojnë" është Igor Markovski. Pas shfaqjeve të suksesshme në Burgas dhe Plovdiv, siç pritej, të pranishmit mbushën sallën nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 1 Nëntor - Ditën e Iluministëve të Popullit. Në program u prezantuan veprat e bukura të një numri kompozitorësh të njohur, duke përfshirë këngët e Biljana Angellovës, e cila tradicionalisht kompozon edhe muzikën, edhe shkruan tekstin.
Tani ju ofrojmë këngën e saj origjinale "Pse?" interpretuar nga Kojna Ruseva. Kjo ështëparaqitja e parë solo e aktores në zhanër, pas duetit të saj me Miron. Përveç kësaj kënga është mjaft e vështirë për t'u realizuar. Siç tha Biljana Angellova për Radio Bullgarinë, “Pse?” u konceptua në vitin 2019. Më pas Emill Bojazhiev filloi ta bënte orkestrimin. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në fillim të vitit tjetër dhe me orkestrimin u angazhua Georgi Cvetkov. Regjisorët e klipit janë Vasill Stefanov dhe Stefka Nikollova, skenaristi është Igor Markovski. Në video mori pjesë edhe violinisti i ri i talentuar Kai Orlinov.
Si të gjitha këngët e Biljanës, “Pse?” është një rrëfim shumë personal, i rikrijuar me muzikë të bukur dhe tekst plot metafora.
Kënga është në renditjen Top 20 të BNR për javën e radhës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..
Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..
Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..
Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet...
Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë..