Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biljana Angellova: Në këto kohë të errëta duhet të veprojmë në një nivel më të thellë, më të ndritshëm dhe më të virtytshëm

| rinovuar më 22-04-03 11.29.PD
Biljana Angellova
Foto: Ani Petrova

Vitet e fundit gjithnjë e më shpesh e lidhim emrin e Biljana Çokoeva-Angellovës me videot origjinale të xhiruara për këngët e saj të bukura. Interpretuesit që i prezantojnë janë ndër këngëtarët më të njohur dhe më të dashur - Margarita Hranova, Mariana Popova, Miro... si dhe disa nga aktorët më të mirë në vend. - Kojna Ruseva, Stefka Janorova e të tjerë, të cilët tregojnë histori njerëzore, rikrijojnë gjendje dhe emocione.

Biljana punon si producente në Radion Kombëtare Bullgare. Ajo u diplomua në Shkollën e Muzikës në Ruse dhe pas kësaj në Akademinë Kombëtare të Muzikës – në profilin pedagogjik dhe teorik. Ajo gjithashtu ka një diplomë në piano dhe teori muzikore nga Kolegji Mbretëror i Muzikës në Londër. Biljana Angellova shkruan poezi dhe kompozon që nga fëmijëria, por kurrë nuk e ka imagjinuar se ky do të bëhej një profesion kaq magjepsës. Sidomos pasi ajo mbetet e ndarë me muzikën për një kohë të gjatë. Biljana humbet prindërit e saj herët, pastaj zhytet në kujdesin për dy fëmijët e saj dhe të gjitha llojet e problemeve të jetës. Për të kapërcyer krizën, ajo kërkon ndihmën e një psikologu, i cili e këshillon të provojë të kompozojë këngë për fëmijët e saj. Gradualisht, kjo e magjeps atë dhe i hap një botë krejtësisht të re.

“Emocioni im më i madh ishte lidhur me interpretimin e këngës sime të parë. Në atë kohë mendoja se jeta ime varej nga gjetja e këngëtares së duhur e cila ta rikrijojë këngën, ashtu siç e kisha imagjinuar dhe këtë e realizoi me sukses këngëtarja Hristina Zhivkova.”

Biljana Angellova dhe Margarita Hranova

Në fillim Biljana nuk ka shumë kontakte në këto rrethe, por gradualisht takon njerëz që e mbështesnin. Mes tyre është edhe Emill Bojaxhiev, i cili aranzhon këngët e saj dhe e mbështet në çdo mënyrë. “Margarita Hranova pranoi të interpretojë dy nga këngët e mia, dolën edhe më të mira nga ç’i kisha ëndërruar” – kujton Biljana, e cila vazhdon të krijojë muzikë edhe për fëmijë:

Këngët për fëmijë më japin një energji jetësore, mundësinë për të qenë ajo pjesë e vetes që ka mbajtur të mirën, besimin, pastërtinë. Më pëlqejnë edhe kontaktet me fëmijët, vetë realizimi i këngëve. Jam shumë e lumtur që ka një format të tillë si “Melodia e Vitit” për fëmijë. Ky është një nga frymëzimet e mia kryesore prej disa vitesh. Aktiviteti tërheq në edicionet e tij vjetore mbi 130 fëmijë, pjesëmarrës në formacione të ndryshme. Është gjithmonë plot pastërti, gëzim, frymëzim.”

Biljana u takua me producentin Igor Markovski në vitin 2018. Ky takim çoi në një bashkëpunim të mrekullueshëm krijues. Projekti i tyre i parë i përbashkët është "Lart" - një këngë e realizuar nga Miro dhe Kojna Ruseva, ndërsa videoklipi i xhiruar nën drejtimin e Vasill Stefanovit dhe Stefi Nikollovës (me të cilët punon edhe sot e kësaj dite) është vërtet mbresëlënës. Biljana shpesh ndan poezitë e saj në rrjetet sociale. Vargjet e saj janë të pazakonta, të buta dhe prekëse. Ajo ndan edhe muzikën e saj, por në përgjithësi Biljana nuk është shumë e mirë në promovimin e punës së saj. “Nuk jam shumë e mirë në organizim, prandaj gjithçka ia kam lënë Igor Markovskit, i cili ka talent edhe në këtë drejtim.”, thotë ajo dhe vijon:

“Potenciali i Igorit për të ringjallur muzikën dhe vizionin e vlefshëm është shumë i madh. Jam mirënjohëse që jemi ndarë nga masa e përgjithshme muzikore e cila shpeshherë është me kritere më të ulëta. Mendoj se kjo është një mënyrë për të ndikuar në këto kohë të errëta - në një nivel më të thellë, më të ndritshëm dhe më të virtytshëm, që të mendojmë për misionin tonë në jetë. Është e rëndësishme të takosh gjëra të bukura që të të provokojnë dhe frymëzojnë për të krijuar diçka të vlefshme në këtë botë. Kjo është arsyeja se pse unë nuk interesohem për atë që marr - shpërblimet, reagimet... Desha t'ia shpreh mirënjohjen time Zotit në një mënyrë të bukur për atë që Ai më ka dhënë - gjëja më domethënëse për mua."

Për sa i përket lidhjes me muzikën klasike - dashuria e parë e Biljanës, do ta dëgjojmë në veprat e ekzekutuara nga duart e Svetlin Rusevit me violinën Stradivarius (nga viti 1710), si dhe nga gishtat e një muzikanti tjetër bullgar me famë botërore – pianisti Ljudmill Angellov.

Biljana është e lumtur që të dy fëmijët e saj gjithashtu merren me muzikë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova, Facebook /Biljana Angellova

Më shumë nga rubrika

Debutim i sopranos Sonja Jonçeva në Japoni nën drejtimin e Najden Todorov

Më 2 korrik në skenën e sallës prestigjioze “Bunka Kajkan” në Tokio do të debutojë sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva . Arie të operave nga Vinçenco Belini, Xhuzepe Verdi dhe Xhakomo Puçini do të tingëllojnë nën drejtimin e..

botuar më 22-07-02 7.25.PD
Ljudmill Krumov dhe The Small Bulgarian Folk Jazz Orchestra

“Përplasja kulturore…” – një udhëtim emocional muzikor nga Danubi deri në Misisipi

"Përplasja kulturore - Nga Danubi deri në Misisipi” - kështu titullohet albumi i ri i Ljudmill Krumovit, i cili ka mbledhur 11 pjesë të tij origjinale. Kitaristi virtuoz është edhe producent i këtij projekti, në të cilin merr pjesë The Small..

botuar më 22-07-01 12.13.MD

Zornica IIlarionova për koncertin e saj me Orkestrën e Filarmonisë të Plevenit nën drejtimin e Jordan Kamxhallovit

Orkestra e filarmonisë e Plevenit është sërish e ftuar në skenën e Sofjes, këtë herë me një koncert në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Javët e Muzikës të Sofjes” më 29 qershor.Nën shkopin e dirigjentit Jordan Kamxhallov do të tingëllojnë suita..

botuar më 22-06-29 1.45.MD