Sipas një sondazhi të Gallup-it, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, nuk do të kishte dallim të madh me rezultatet e votimit në tetor të këtij viti. Kështu, GERB do të merrte 25.5% të votave, "Po e vazhdojmë ndryshimin" - 20.8%, DPS - 13.1%, "Vëzrazhdane" - 10.5%, BSP - 9.4%, "Bullgaria Demokratike" - 8% dhe "Ngritja Bullgare" - 4.5%. Gjithashtu, sot përsëri nuk do të kishte një pjesëmarrje të lartë - 38% e votuesve me të drejtë vote thonë se do të votojnë patjetër. 56% e të anketuarve zgjedhin opsionin “Preferoj të formohet qeveri, qoftë edhe me kompromise”, krahasuar me 26,7% që janë përgjigjur “Preferoj të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare”. Pjesa tjetër e të anketuarve nuk kanë mendim për këtë çështje. Vetëm 24.5% prej të anketuarve besojnë se duhet të ketë republikë presidenciale.
Prokuroria e Qarkut të Sofjes inicioi procedurë paraprake për kërcënim me vdekje ndaj Hristijan Pendikov, i cili u rrah në Ohër, njoftoi zëdhënësja e kryeprokurorit Siika Mileva. Hristijan Pendikov, i cili u sulmua në Ohër, u transportua në..
Ministri i jashtëm Nikollaj Millkov raportoi për politikën e jashtme të qeverisë së përkohshme. Prioriteti i parë ishte organizimi i zgjedhjeve më 2 tetor. Ato u zhvilluan në mënyrë të qetë, pa ankesa, në 755 qendra votimi, në 62 vende dhe 178 000..
Rregullatori i energjisë nuk do të rrisë koston e energjisë termike. Çmimi me të cilin Bulgargaz do të shesë gazin natyror pritet të jetë nën 65 euro për një megavat orë në shkurt, tha Ivan Ivanov, kryetar i Komisionit për Rregullimin e Energjisë..
Kryetari Kuvendit Popullor Vezhdi Rashidov u prit në një takim personal nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku në Vatikan. Takimi u zhvillua në kuadër..
Deri në fund të vitit, metroja e kryeqytetit do të zgjerohet me nëntë kilometra, njoftoi kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit, Jordanka Fandëkova, në..
Të enjten do të mbajë mot i vranët me reshje bore, kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Në verilindje do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale..