Aktiviteti do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor në Kompleksin e Koncertit «Bullgaria».
Publiku bullgar do të ketë mundësinë të takojë disa nga muzikantët më të shquar të Shqipërisë dhe të dëgjojë vepra klasike të kompozitorëve bullgarë dhe shqiptarë, njofton Filarmonia.
Në kuadër të festivalit publiku bullgar do të mund të shijojë edhe një ekspozitë në sallën e ekspozitës të kompleksit me mbi 30 vepra të ndritshme të artistëve të shquar bashkëkohorë shqiptarë Emiona Stasi, Arben Kristani dhe Dashamir Gurabardi. Ekspozita do të hapet më 21 nëntor në orën 18:00.
Në të njëjtën datë, në sallën e dhomës "Bullgaria" në orën 19:00 do të kenë shfaqje muzikantët e rinj shqiptarë Klevis Delibashi, Ilsa Reka, Eugenia Kristani, Kristi Maneci, Suel Stalbi, Remino Sula, Giorgio Spahiu, Stelina Trokoliçi, Doriana Maljaj, Elson Alku, Herbert Ahmetaj, si dhe violinistja e re bullgare Dalia Çollakova me dirigjent Marko Ozbiç. Orkestra e dhomës do të prezantojë vepra të Çesk Zadeja, Isak Shehu, Jakova/Simoni, Marin Goleminov dhe Aleksandër Tanev.
Më 22 nëntor do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë muzikantët dhe pedagogët e shquar Bledar Zajmi, Merita Rexha Tërshana dhe Nevila Kalaja Herczegh me një program me vepra të Limoz Dizdari, Endri Sina, Georgi Zllatev-Çerkin dhe Petko Stajnov.
Ngjarja është nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë. Ambasada shqiptare është partnere e eventeve. Festivali zhvillohet me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar të Kulturës.Shkrimtarja bullgare Zdravka Evtimova mori një vlerësim të ri të lartë për talentin e saj në SHBA. Një platformë online për diskutime mes autorëve të veprave fantastiko-shkencore, fantastike dhe horror, e dalloi si më të mirin tregimin e saj me..
Deri më 26 mars, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit kanë mundësinë të shohin ekspozitën "Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit". Mikpritësi i saj është Galeria kombëtare “Kuadrat 500”, dhe ekspozita përfshin dhjetë ilustrime të artistit të..
Shkolla bullgare e fundjavës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë dhe studentët e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit në Sofje po punojnë për një projekt të ri të përbashkët - një film dokumentar për tre luftëtarët për pavarësi..
Deri më 26 mars, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit kanë mundësinë të shohin ekspozitën "Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit". Mikpritësi i saj..
Shkrimtarja bullgare Zdravka Evtimova mori një vlerësim të ri të lartë për talentin e saj në SHBA. Një platformë online për diskutime mes autorëve..