Në kuadër të konsultimeve me forcat parlamentare në Kuvendin e 48-të Kombëtar, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë, presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të grupit "BSP për Bullgarinë". Në fillim të takimit, kreu i shtetit theksoi se para Kuvendit aktual ka shumë detyra urgjente, ndër të cilat më e rëndësishmja është formimi i një qeverie të rregullt që do të marrë përgjegjësinë për menaxhimin e vendit. BSP është një parti me tradita dhe përvojë të gjatë në parlamentarizëm dhe në qeverisjen e Bullgarisë dhe mund të jetë shumë e dobishme në situatën komplekse shoqërore dhe politike, theksoi presidenti. Ndër çështjet e diskutuara ishte zhvillimi i dialogut mes partive për formimin e qeverisë brenda këtij parlamenti dhe nëse dhe në çfarë kushtesh e majta do të mbështeste forcat politike që do të merrnin mandat. Ninova theksoi sërish se partia e saj nuk do të mbështesë një mandat GERB-SDS. Sa i përket “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kornelija Ninova vuri në dukje se do të negociojë për formimin e kabinetit sepse me përfaqësuesit e tyre e majta gjen më shumë pika kontakti që lidhen me politikën sociale.
Sipas kryetares së BSP-së, takimet aktuale për formimin e kabinetit do të fillojnë vetëm pas dorëzimit të mandatit të parë, ndaj ajo bëri thirrje që kjo të ndodhë sa më shpejt. Për temën e politikës fiskale, presidenti dhe Ninova shprehën qëndrime të ndryshme. Presidenti theksoi se buxheti duhet të zgjatet, ndërsa sipas Ninovës, politika sociale e përcaktuar në buxhet nuk mund të vazhdojë në vitin 2023, në kushtet e rritjes së inflacionit.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..