Deputetët nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria demokratike” dolën nga salla plenare në shenje proteste kundër ndryshimeve të miratuara nga Komisioni ligjor në Kodin Zgjedhor. Ata do të kthehen në sallë gjatë votimit të ndryshimeve në lexim të dytë. Sipas ish-bashkëpushtetarëve, rikthimi i fletës së votimit në letër, anulimi i rajonit “jashtë shtetit” dhe shpërbërja e Këshillit Publik pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një “demonstrim i fuqisë së shumicës së revanshit” që ata nuk do të lejojnë.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov kërcënoi BSP-në se në se ndryshimet miratohen ata nuk do të bëjnë koalicion me socialistët. Lideri i GERB-it Bojko Borisov u bëri thirrje deputetëve të tij të rimendojnë pozitën e tyre dhe të mos nxitojnë me ndryshimet, dhe të mos heqin rajonin zgjedhor “jashtë shtetit”.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..