Vetëm katër nga shtatë forcat politike kanë hyrë në sallën plenare dhe nuk kanë mbledhur kuorumin për hapjen e mbledhjes. “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” bojkotojnë Kuvendin Popullor, ndërsa deputetët e GERB-it u thirrën në selinë e partisë nga lideri i tyre Bojko Borisov. Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov deklaroi në margjinat e parlamentit se bashkëpartiakët e tij nuk do të hyjnë në sallë, edhe nëse Bojko Borisov bën një hap prapa në ndryshimet e propozuara nga BSP, pasi ata insistojnë në tërheqjen e projektligjit.
Ndërkohë, në një konferencë, kreu i GERB u kërkoi deputetëve të tij që të mos mbështesin propozimet për shfuqizimin e Këshillit Publik të KQZ-së dhe të zonëszgjedhore “Jashtë Shtetit”, si dhe kushtin për të paktën 100 aplikime për hapjen e seksioneve të votimit jashtë vendit. Megjithatë, ai theksoi se GERB nuk do të heqë dorë nga kthimi i fletëve të votimit. Bojko Borisov ftoi në një bisedë pjesën tjetër të forcave parlamentare për të rihapur temën e Kodit Zgjedhor, por edhe atë të nevojës së një Asambleje Kombëtare funksionale.
Dy orë më vonë dhe pas tre votave, deputetët arritën të mbledhin kuorum me ndihmën e grupit parlamentar të GERB-SDS.
GERB vazhdon të insistojë për fletëvotimet në letër, por është gati të bëjë kompromise sa u përket teksteve të tjeraDeputetët ndryshuan axhendën e Kuvendit Popullor. Me propozimin e "DPS - Fillimi i Ri", pika e parë e programit "për krijimin e një komisioni të përkohshëm për të hetuar ekzistencën e ndikimit të SHBA-së në Bullgari, duke përfshirë edhe përmes..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës dukshmëria do të përmirësohet, vranësirat do të çahen dhe zvogëlohen dhe do të vijojë mot kryesisht me..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT. Kapiteni dhe ndihmësi i lartë i kapitenit janë shtetas të Bullgarisë. Përveç dy bullgarëve, në ekuipazhin..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe..