Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

OJQ-të kërkojnë veton presidenciale për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Foto: arkiv

Në një deklaratë të propozuar nga Nisma “Drejtësia për të gjithë”, përfaqësuesit e OJQ-ve këmbëngulin që presidenti Rumen Radev të vendosë një veto të arsyetuar ndaj ndryshimeve në ligjin zgjedhor në mbrojtje të së drejtës së garantuar me kushtetutë të bullgarëve për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Në tekstin e deklaratës thuhet se, pothuajse pa asnjë argument, deputetë të tre grupeve parlamentare tentuan një “sulm të dëmshëm ndaj transparencës së zgjedhjeve dhe të drejtës për votë të lirë”.

Deklarata u propozua në një takim, me iniciativën e “Bullgarisë demokratike” dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”, të cilët ftuan përfaqësuesit e sektorit joqeveritar në Kuvendin Popullor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD