Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse parlamenti nuk formon qeveri, zgjedhjet do të jenë më së shpejti në mars

Presidenti Radev
Foto: BGNES-arkiv

Konsultimet e presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë u kthyen në mosmarrëveshje për riarmatimin e ushtrisë bullgare në takimin e presidentit me koalicionin "Bullgaria Demokratike".

Presidenti kritikoi tezën se Bullgaria duhet t'i sigurojë Ukrainës armatimin e vjetër sovjetik që të marrë në këmbim sisteme të vjetra të NATO-s nga aleatët e saj.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov u përgjigj se problemi me modernizimin e vonuar të ushtrisë është sistematik. Politikani theksoi se presidenti ka spekuluar se nëse Sofja i jep armë Ukrainës, ajo do të hyjë si vend në luftë, sepse edhe vendet e tjera perëndimore furnizojnë me armë Ukrainën, por ato nuk janë vende ndërluftuese. Putin ka interes për një Evropë të përçarë për të imponuar vullnetin e tij. Pas 24 shkurtit, sado vonë të jetë, ne duhet të qëndrojmë në anën e Ukrainës dhe të mos trembim njerëzit, shtoi Ivanov.

Lidhur me formimin e qeverisë, presidenti theksoi se në zgjedhjet e fundit qytetarët bullgarë dhanë një votë sipas së cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme.

Aritmetika tregon se që të formohet një qeveri duhen jo më pak se 3 parti. Për të qenë ajo stabile, kërkohet krijimi i një koalicioni me prioritete dhe strukturë për t'i siguruar qytetarët bullgarë se ky nuk është një tubim joparimor, u përgjigj Ivanov.

Presidenti bëri me dije se nuk do të nxitojë për të dorëzuar mandatet për formimin e qeverisë. “Unë nuk do të caktoj zgjedhje në janar dhe shkurt. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të çojë kjo, dhe rreziku i pjesëmarrjes edhe më të ulët të votuesve është real. Pra mandati i tretë do të dorëzohet pas vitit të ri, që në muajin mars që të ketë zgjedhje”, theksoi Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Rumen Radev ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e festës kombëtare të RSM-së

Kreu i shtetit Rumen Radev ka uruar presidenten dhe qytetarët e RSM-së me rastin e festës kombëtare Ilinden - Dita e Republikës. “Vetëflijimi i heronjve të Kryengritjes së Ilindenit mbart kujtesën në kohë, e cila do të lidhë përgjithmonë..

botuar më 24-08-02 1.57.MD
Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev: Mjafton ndihma nga BE-ja për t'u përballur me zjarret

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi në sallën plenare se gjendja me zjarret është e rëndë, por për momentin nuk kemi nevojë për ndihmë shtesë. “Mekanizmi ndërkombëtar për mbrojtjen civile në kuadër të Bashkimit Evropian është..

botuar më 24-08-02 12.24.MD
Foto: Administrata rajonale - Plovdiv

Plovdivi është me tym, rekomandohet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi

Zjarri në grumbullin e mbeturinave në fshatin Callapica, i cili shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një sipërfaqe prej rreth 16 hektarësh, përfshiu qytetin e dytë më të madh bullgar - Plovdiv. Stacionet e lëvizshme të Inspektoratit Rajonal të..

botuar më 24-08-02 10.59.PD