Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse parlamenti nuk formon qeveri, zgjedhjet do të jenë më së shpejti në mars

Presidenti Radev
Foto: BGNES-arkiv

Konsultimet e presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë u kthyen në mosmarrëveshje për riarmatimin e ushtrisë bullgare në takimin e presidentit me koalicionin "Bullgaria Demokratike".

Presidenti kritikoi tezën se Bullgaria duhet t'i sigurojë Ukrainës armatimin e vjetër sovjetik që të marrë në këmbim sisteme të vjetra të NATO-s nga aleatët e saj.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov u përgjigj se problemi me modernizimin e vonuar të ushtrisë është sistematik. Politikani theksoi se presidenti ka spekuluar se nëse Sofja i jep armë Ukrainës, ajo do të hyjë si vend në luftë, sepse edhe vendet e tjera perëndimore furnizojnë me armë Ukrainën, por ato nuk janë vende ndërluftuese. Putin ka interes për një Evropë të përçarë për të imponuar vullnetin e tij. Pas 24 shkurtit, sado vonë të jetë, ne duhet të qëndrojmë në anën e Ukrainës dhe të mos trembim njerëzit, shtoi Ivanov.

Lidhur me formimin e qeverisë, presidenti theksoi se në zgjedhjet e fundit qytetarët bullgarë dhanë një votë sipas së cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme.

Aritmetika tregon se që të formohet një qeveri duhen jo më pak se 3 parti. Për të qenë ajo stabile, kërkohet krijimi i një koalicioni me prioritete dhe strukturë për t'i siguruar qytetarët bullgarë se ky nuk është një tubim joparimor, u përgjigj Ivanov.

Presidenti bëri me dije se nuk do të nxitojë për të dorëzuar mandatet për formimin e qeverisë. “Unë nuk do të caktoj zgjedhje në janar dhe shkurt. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të çojë kjo, dhe rreziku i pjesëmarrjes edhe më të ulët të votuesve është real. Pra mandati i tretë do të dorëzohet pas vitit të ri, që në muajin mars që të ketë zgjedhje”, theksoi Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ukrainas miratoi blerjen e reaktorëve bërthamorë nga Belene

Parlamenti ukrainas ka miratuar blerjen e dy reaktorëve bërthamorë rusë nga Bullgaria, raporton Euractiv. Komiteti i Energjetikës në Verhovna Rada i ka dhënë dritën jeshile blerjes së dy reaktorëve të vjetër bërthamorë rusë për të zgjeruar centralin atomik..

botuar më 25-01-17 11.03.PD

Grupi i ri i eksploruesve bullgarë të Antarktidës arriti në bazën "Shën Klimenti i Ohrit"

Grupi i tretë i ekspeditës së 33-të bullgare të Antarktidës mbërriti në ishullin Livingstone më 17 janar. Anija kërkimore bullgare - NIK 421 mirëpriti dhe transferoi antarktikët nga ishulli King George në ishullin Livingston, të cilat janë pjesë e..

botuar më 25-01-17 10.38.PD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën "Java e Gjelbër" në Berlin

Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17 janar. Eventi, i cili do të zgjasë deri më 26 janar, është ekspozita më e madhe ndërkombëtare në..

botuar më 25-01-17 7.55.PD