Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktori Boris Georgiev – bariu endacak i cili takoi Ajnshtajnin dhe Gandin

10
„Bariu endacak“, 1922
Foto: Galeria e Arteve e Qytetit “Boris Georgiev” Varna

Ky është historiku i fëmijës së rrobaqepësit, që ëndërronte të bëhet piktor dhe të udhëtojë nëpër botë. Ai arriti ëndrrat e tij, dhe rruga drejt përsosmërisë së dëshiruar shpirtërore u kryqëzua me atë të një numri personalitetesh ikonë të përmasës botërore. Talenti i tij u njoh nga publiku në Gjermani, Itali, Indi, Brazil... Nëpërmjet pikturave të tij, ai përpiqej të ngrejë njerëzit në majat e bukurisë shpirtërore dhe mirësisë. Fitonte mirë, por me paratë ndihmonte nevojtarët. Ai jetoi në vende të ndryshme, por kurrë nuk hoqi dorë nga shtetësia e tij bullgare dhe i nënshkroi pikturat e tij me një mirënjohje ndaj vendlindjes së tij – “Boris Georgiev di Varna”.

Boris Georgiev (1888−1962)

Piktori Boris Georgiev lindi në vitin 1888. Kur ishte 5 vjeçar xhaxhai i tij i dhuroi një laps, me të cilin fëmija pikturonte orë të tëra me radhë, tregon për Radio Bullgarinë Dora Sëbotinova nga Galeria e Arteve të Bukura “Boris Georgiev” në qytetin Varna. Në vitin 1902, familja e tij u nis për në Rusi, ku babai gjeti punë si rrobaqepës dhe Boris fitonte para duke pikturuar portrete në lokalet e Shën Petersburgut. I riu i talentuar u vu re nga piktori, filozof dhe udhëtar Nikollaj Rjorih, i cili u bë mësuesi dhe mentor i tij shpirtëror. Ai e orientoi te Shkolla e Arteve pranë Shoqatës së Inkurajimit të Artit në Shën Petersburg, ndërsa më vonë edhe te Akademia e Arteve të Bukura në Mënik. Gjatë një vizite në shtëpinë e një bashkë-studenti në Itali, Boris Georgiev kuptoi nevojën urgjente për të njohur botën.

“Ai zbuloi se për të pikturuar edhe më mirë, duhej të udhëtonte. Dhe ai u nis. Për shkak të mungesës së parave, ai kaloi rrugën nga Napoli deri në Mënik më këmbë. Ai udhëtonte, duke u marrë me punë kudo dhe çfarëdo pune që i dilte” – tregon Dora Sëbotinova.

Pas ca kohësh, piktori nisi një udhëtim të ri, këtë herë me motrën e tij të dashur Katja - nga Italia, përmes Francës, Belgjikës, Norvegjisë, Finlandës, si dhe Greqisë dhe Marokut, dhe u kthye përsëri në Itali. I zhgënjyer nga materializmi i shfrenuar, ai u fsheh në Alpet.

“Nuk mund të krijoja në qytete. Në male njeriu ndjen më qartë sublimen që jeton në thellësi të shpirtit”, thotë Boris. Ai pikturonte. Tablotë e tij bënin përshtypje jo vetëm me ngjashmërinë me modelin, por edhe me kalimin delikat të dritave dhe hijeve, me shpërndarjen e dritës në të gjithë tablonë, vëren bashkëbiseduesja.

Në vitin 1917 në Itali vdiq motra e piktorit. Ai e përjetoi shumë rëndë këtë humbje. Imazhi i motrës do ta ndiqte atë gjatë gjithë jetës dhe do të mbetej i pranishëm në pikturat e tij si një siluetë ose një hije.

„Endacaku dhe motra e tij“, 1918 

Gjatë viteve krijuesi shumë herë kthehej në Bullgari ku prezantonte veprat e tij. Ai krijoi portrete të mrekullueshme të personaliteteve të njohura si Teodor Trajanov, Petër Dënov, Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri e të tjerë. Për atë që është e rëndësishme për piktorin në art, na thotë fjalimi i tij në hapjen e ekspozitës së tij në Berlin në vitin 1928.

“Ekspozita ime është e dedikuar për të gjithë njerëzit e zakonshëm, të cilët kanë zemër, për të gjithë ata, të cilët i perceptojnë veprat e mia pa paragjykime dhe përpiqen që të më kuptojnë jo vetëm si piktor, por para se gjithash si njeri, i cili sinqerisht synon të jetë i denjë për këtë emër me ndjenjën e përgjegjësisë për mendimet dhe veprat tona” – citon fjalët e piktorit Dora Sëbotinova.

Tërmeti – portret i Vlladimir Dimitrov-Mjeshtëri, 1928

Në vitin 1931 Georgiev u nis për në Indi. “Atje ai zbuloi shtegun misterioz të kërkuar prej shumë kohësh prej tij drejt lartësimit shpirtëror. Pikturonte mësues shpirtëror, princesha indiane dhe indianë të zakonshëm. Tablotë e tij bëheshin gjithnjë e më të pasura dhe të bukura. Ato ndërthureshin pastërtinë e artit japonez dhe indian me vegimet poetike të piktorëve evropianë nga koha e Rilindjes”, thekson bashkëbiseduesja. Shton se gjatë bredhjeve të tij nëpër Indi Georgiev u afrua me personalitete si Xhavaharllall Neru, Rabindranat Tagor dhe Mahatma Gandi. “Këta njerëz të mëdhenj zbuluan se kishin një gjuhë të përbashkët me të, vlera të përbashkëta shpirtërore dhe e lejuan t’i pikturonte ato”, thotë Sëbotinova.

Respekti që gëzon piktori mes bashkëkohësve të tij dëshmohet nga një incizim i vitit 1981 i raujtur në Fondin e Artë të BNR-së. Në të, violinisti Ljuben Vlladigerov thotë:

“Në fund të vitit 1932, piktori ynë i famshëm Boris Georgiev pati një sukses shumë të madh në Berlin me ekspozitën e portreteve të tij të fundit të pikturuara në Indi. Ndër veprat e ekspozuara ishte edhe portreti i jashtëzakonshëm i kardinalit  Meri del Val, i nënës së piktorit dhe tablo si “Ave Natura”, “Kasollja e lumturisë” e të tjera. Kjo ekspozitë e piktorit Boris Georgiev u hap nga shkencëtari i madh botëror Prof. Ajnshtajni. Shumë personalitete të shquara, njerëz të shkencës, profesorë të Universitetit të Berlinit, krijues, muzikantë, artistë, kritikë arti, vizituan këtë ekspozitë vërtet të shkëlqyer të piktorit tonë Boris Georgiev.”

„Mos vrit“, 1935

Krijuesi u nda nga jeta në Itali ku u varros pranë motrës së tij të dashur Katja. Dora Sëbotinova vëren se me iniciativën e intelektualëve të qytetit Varna në vitin 1999, Galeria e Arteve e Qytetit mori emrin e krijuesit kozmopolit. Në të njëjtin vit, vajza e tij Virginia Giacometti, një vajzë e birësuar prej tij nga një familje e varfër italiane, i dhuroi galerisë piktura, grafika dhe vizatime të babait të saj, të vendosura në një sallë të veçantë të patronit.

“Bariu endacak”, siç quhet piktori, mbetet mes nesh përmes pikturave të tij, duke na provokuar të ndjekim rrugën e përjetshme drejt paqes dhe harmonisë shpirtërore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Galeria e Arteve e Qytetit “Boris Georgiev” Varna





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefan dhe Maksim Ivanovi

Dy bullgarë kaluan Oqeanin Arktik me një varkë me vozitje

Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..

botuar më 24-09-10 4.56.MD

Medalistja jonë paraolimpike Stella Eneva niset me besim për në Lojërat e reja Paraolimpike

Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..

botuar më 24-08-28 7.25.PD
Zdravka Jordanova

Legjenda e kanotazhit Zdravka Jordanova për medaljen e artë olimpike në Montreal: Mbretëresha e Anglisë qëndroi drejt dhe duartrokiti ekipin bullgar

Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..

botuar më 24-07-31 7.05.PD