Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i artit shqiptar – një urë lidhëse midis dy popujve miq

7
Foto: Kostandina Bello

21 nëntori i këtij viti shënoi një ngjarje të rëndësishme, Festivalin e Parë të Artit Shqiptar në Sofje. Ky është eventi i parë i këtij lloji, që zhvillohet në Sofje, organizimi i të cilit u bë nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë, në bashkëpunim me ambasadën shqiptare dhe me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar "Kultura".

Hapja e eventit u bë në oren 18:00 në Kompleksin e Koncerteve „Bullgaria“, ku ishin të pranishëm organizatorët e tij, përkatësisht ambasadorja shqipëtare Donika Hoxha dhe ministri i kulturës bullgare Velisllav Minekov, të cilët në fjalimet e tyre uruan, që të ketë edhe shumë evente të tjera të këtij lloji, që të shërbejnë si urë lidhëse midis dy popujve.

Natën e parë të eventit njerëzit mund të shijonin ekspozitën e mrekullueshme me veprat e artistëve të shquar bashkëkohorë shqiptarë Emjona Stasi, Arben Kristani dhe Dashamir Gurabardhi. 

Emjona Stasi lindur dhe rritur në Shqipëri, e diplomuar në universitetin e arteve në Tiranë, e njohur mbarë vendit dhe jo vetem, vjen për herë të parë në Sofje me këtë ekspozitë me 12 punime të saj.

“Pjesa më e madhe e tyre paraqet qytetin tim të Durrësit edhe unë zakonisht përqendrohem te qyteti i vjetër, te vlerat e qytetit, që janë në zhdukje e sipër, gjë e cila mua më ngacmon shumë dhe më vjen keq, që po zhduken këto vlera.” – thotë ajo. E pyetur në lidhje me ekspozitën, njerëzit bullgarë dhe mikpritjen, ajo thotë se është shumë e kënaqur,  ka pasur interes dhe pritja ka qenë shumë e ngrohtë.

Artisti tjetër që zbukuroi galerinë e kompleksit „Bullgaria“ me pikturat e tij ishte Arben Kristani, i njohur më së shumti për peisazhet e tij, që përcjellin një frymë impresioniste. Ai ka hapur shumë ekspozita, nëpër vende të ndryshme dhe kësaj herë solli një copëz nga arti i tij edhe në qytetin e Sofjes.
“Është një kënaqësi që marrim pjesë në një ekspozitë të parë të ftuar nga Мinistria e Кulturës Bullgare dhe është  mbresëlënëse. Është një moment i bukur“ –u shpreh piktori. “Arti është gjithëmonë në formën e bashkëpunimit dhe është një urë lidhëse midis gjithë kulturave dhe popujve.“– theksoi ai.

Pjesë e ekspozitës ishte gjithashtu edhe artisti i njohur Dashamir Gurabardhi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vazhdimisht kthehet në vendlindje. Ai është i vlerësuar me çmime për punën e tij dhe ka bërë ekspozita në Itali, Gjermani, Austri, Skoci, Francë, Suedi, SHBA, etj. Falë këtij eventi edhe publiku bullgar pati mundësinë të shijojë pikturat e tij.

Përveç ekspozitës plot ngjyra, në mbrëmjen e 21 nëntorit, në oren 19:00 në sallën e koncerteve  „Bullgaria“ u zhvillua edhe një shfaqje me muzikë klasike nga muzikantët e rinj shumë të talentuar. Një prej tyre është dhe Herbert Ahmetaj nga qyteti i Vlorës. Herberti ka mbaruar studimet për violonçel dhe ka 4 vite që punon si mësues violonçel.

Një nga talentet e tjera është edhe Klevis Delibashi nga qyteti i Beratit, i cili ka mbaruar masterin për violinë. Ai ka qenë në Spanjë nëpërmjet një programi Orkestra Internship dhe tani po vjen për herë të parë në Sofje, në Bullgari.

Koncerti ishte shumë i bukur, shkoi ashtu siç ne donim. Përgatitjet ishin të mëdha dhe lodhja gjithashtu, por kur merr kënaqësinë e publikut të gjitha harrohen.” – u shpreh në një intervistë mbas koncertit Elfrida Mema, violinistja 18 vjeçare. Ëndrra e saj është të jetë një soliste shumë e zonja, ose pjesë e një orkestre të madhe ku ta ketë publikun gjithmonë pranë. E pyetur për publikun bullgar dhe pritjen e tij ajo u shpreh: “Shumë i ngrohtë, shumë mikpritës. Me thënë të drejtën na kishin thënë që ishit pak popull i ftohtë, por pritshmëritë tona kaluan.

Pjesë të orkestrës ishin gjithashtu edhe Ilsa Reka, Eugenia Kristani, Kristi Maneci, Suel Stalbi, Remino Sula, Giorgio Spahiu, Stelina Trokoliçi, Doriana Maljaj, Elson Alku, si dhe violinistja e re bullgare Dalia Çollakova, nën drejtimin e dirigjentit Marko Ozbiç.

Mbrëmja kaloi shumë bukur nën tingujt e muzikës klasike dhe duartrokitjeve të ngrohta dhe të përzemërta të publikut. Festivali i artit shqiptar u mbyll më 22 nëntor me pjesëmarrjen e tre artistëve të shquar shqiptar Merita Rexha Tërshana në piano, Nevila Kalaja Herczegh në violinë dhe Bledar Zajmi në violonçel, të cilët interpretuan vepra shqiptare dhe bullgare.

Ky event ishte i pari, por nuk do të jetë i fundit. Me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor, në orën 19:00, në Operën e Sofjes do të performojnë në një koncert artistët me famë botërore: violinisti Olen Cesari, sopranoja Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi. Priten mbrëmje të paharrueshme, të cilat shërbejnë jo vetëm si një ushqim për shpirtin, por edhe si urë bashkimi midis kombeve dhe kulturave tona.

Foto: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD