Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Framatom” është gati të marrë pjesë në diversifikimin e karburantit bërthamor për Centralin Atomik Bërthamor “Kozlloduj”

Rosen Hristov dhe Anies Panier-Ryunache
Foto: me.government.bg

Në një takim në Bruksel, ministri i energjetikës Rosen Hristov dhe kolegia e tij franceze Anies Panier-Ryunache diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë me theks në energjinë gjeotermale dhe bërthamore. Në lidhje me bashkëpunimin në energjetikën bërthamore, ministri francez theksoi se “Framatom” është i pavarur nga Rusia dhe është i gatshëm të marrë pjesë në procesin e diversifikimit të furnizimit me lëndë djegëse të freskët bërthamore për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe të ndihmojë palën bullgare në rast zgjerimi i programit bërthamor  në të ardhmen.

Dëshirën e kompanisë franceze e shprehu edhe udhëheqja e saj në krye me drejtorin ekzekutiv Bernard Fontana në një takim në Sofje me presidentin Rumen Radev. Presidenti theksoi se arritja e diversifikimit të energjisë është prioritet kyç për vendin tonë.




Më shumë nga rubrika

Stefan Manov

Stefan Manov: Rajoni "Jashtë shtetit" do t'i motivonte njerëzit për të votuar

Nga 170 000 deri në 215 000 bullgarë jashtë vendit pritet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit. Kështu tha për BNT Stefan Manov nga Këshilli Publik i KQZ-së. Manov kujtoi nevojën e rajonit “Jashtë shtetit!. "Ai do..

botuar më 23-03-21 4.48.MD

Filluan kontrollime të zinxhirëve të mëdhenj të shitjes me pakicë për kartel

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës heton praktikat dhe kartelet e dyshimta ndërmjet zinxhirëve të mëdhenj të shitjes me pakicë. Në zyrat e zinxhirëve të hipermarketeve, kompanive dhe shoqatave të tyre që lidhen me prodhimin dhe tregtimin e..

botuar më 23-03-21 4.02.MD

Fermerët protestuan për shkak të rritjes së çmimit të ujit 300%

Prodhuesit e mjedrave dhe luleshtrydheve protestuan pranë fshatit Trapishte, rajoni i Razgradit, në Bullgarinë Verilindore. Për rreth një orë ata bllokuan rrugën kryesore Razgrad – Tërgovishtë. Shkaku i pakënaqësisë është rritja e madhe e çmimit të ujit..

rinovuar më 23-03-21 3.17.MD