Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë shenjtorin Andrea i cili predikonte fenë e krishterë në trojet e Bullgarisë së sotme

Foto: pravoslavieto.com

Shën Apostulli Andrea i Parëthirruri është  ndër shenjtorët më të respektuar në vendin tonë. Dita në të cilën e kremtojmë shenjtorin, 30 nëntor, është një festë e madhe kishtare dhe popullore. Sipas studiuesve, gjatë shekullit të parë apostulli përhapte krishterimin nëpër trojet e sotme bullgare. Shenjtorin e respektuan edhe bashkatdhetarët tanë, të cilët u zhvendosën në Itali në shekullin e VII.

Më 30 nëntor ditë të emrit kanë të gjithë ata që mbajnë emrat Andrej, Andrea, Andrian, Andriana, Përvan, e të tjerë. Meqenëse në gjuhën greke Andrea do të thotë i guximshëm, burrëror, i ndershëm, në këtë ditë festojnë edhe njerëzit me emrat Hrabër, Hrabrin emra të tjera që rrjedhin nga fjala guxim.

Në përfytyrimet popullore që nga festa e Shën Andreas dita fillon të zmadhohet sa një kokërr (mel, misër, elb). Në këtë ditë fillojnë ritet dhe zakonet dimërore për shëndet dhe pjellori. Në prag të festës, gratë zienin (domosdoshmërish në një enë të re) kokrra të ndryshme dhe në mëngjes i hidhnin disa prej tyre në oxhak - që të korrat të ishin të larta. Nga kokrrat e mbetura ua jepnin të gjithëve në familje. Në shumë rajone, festa quhet Meçkinden – Dita e Ariut, për shkak të besimit se Shën Andrea është zoti i arinjve. Në legjendat popullore, ai gjithmonë arrin të zbusë ose ta mposhtë ariun, duke e mbërthyer në parmendën e tij për të lëruar arat.

Njëherë e një kohë, deri në fund të vjeshtës, gjuetarët e arinjve udhëhiqnin arinj të stërvitur nëpër fshatra. Kafshët bënin kërcimin e tyre të ngathët nën tingujt e një kënge, më së shpeshti nën shoqërimin e tamburasë. Njerëzit i ftonin në oborret e shtëpive të tyre, sepse besuan se kjo do të sillte borë të dendur dhe një korrje të mirë.

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Naumin e Ohrit

Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..

botuar më 24-12-23 6.10.PD

Të krishterët ortodoksë festojnë ngjizjen e Shën Anës

Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..

botuar më 24-12-09 10.21.PD

80 vjet nga lindja e këngëtares së njohur bullgare Bojka Prisadova

Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..

botuar më 24-12-05 6.05.PD