Shën Apostulli Andrea i Parëthirruri është ndër shenjtorët më të respektuar në vendin tonë. Dita në të cilën e kremtojmë shenjtorin, 30 nëntor, është një festë e madhe kishtare dhe popullore. Sipas studiuesve, gjatë shekullit të parë apostulli përhapte krishterimin nëpër trojet e sotme bullgare. Shenjtorin e respektuan edhe bashkatdhetarët tanë, të cilët u zhvendosën në Itali në shekullin e VII.
Më 30 nëntor ditë të emrit kanë të gjithë ata që mbajnë emrat Andrej, Andrea, Andrian, Andriana, Përvan, e të tjerë. Meqenëse në gjuhën greke Andrea do të thotë i guximshëm, burrëror, i ndershëm, në këtë ditë festojnë edhe njerëzit me emrat Hrabër, Hrabrin emra të tjera që rrjedhin nga fjala guxim.
Në përfytyrimet popullore që nga festa e Shën Andreas dita fillon të zmadhohet sa një kokërr (mel, misër, elb). Në këtë ditë fillojnë ritet dhe zakonet dimërore për shëndet dhe pjellori. Në prag të festës, gratë zienin (domosdoshmërish në një enë të re) kokrra të ndryshme dhe në mëngjes i hidhnin disa prej tyre në oxhak - që të korrat të ishin të larta. Nga kokrrat e mbetura ua jepnin të gjithëve në familje. Në shumë rajone, festa quhet Meçkinden – Dita e Ariut, për shkak të besimit se Shën Andrea është zoti i arinjve. Në legjendat popullore, ai gjithmonë arrin të zbusë ose ta mposhtë ariun, duke e mbërthyer në parmendën e tij për të lëruar arat.
Njëherë e një kohë, deri në fund të vjeshtës, gjuetarët e arinjve udhëhiqnin arinj të stërvitur nëpër fshatra. Kafshët bënin kërcimin e tyre të ngathët nën tingujt e një kënge, më së shpeshti nën shoqërimin e tamburasë. Njerëzit i ftonin në oborret e shtëpive të tyre, sepse besuan se kjo do të sillte borë të dendur dhe një korrje të mirë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..