Rajoni “Jashtë shtetit” ruhet në Kodin Zgjedhor. Këtë e votuan deputetët në lexim të dytë në parlament. Propozimi për formimin e një qendre votimi jashtë vendit me të paktën 100 kërkesa u hodh poshtë, numri i vjetër prej 40 kërkesash mbetet. Nuk u pranua propozimi që deklarata, se zgjedhësi nuk do të votojë diku tjetër, të plotësohet, para vetë seksionit. U hodh poshtë propozimi për rritjen e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 15 në 25 anëtarë. Këshilli publik në komision u ruajt. Nuk u pranua propozimi për të pasur qendra të numërimit të votave jashtë komisioneve të seksioneve, por u pranua që në fund të ditës së zgjedhjeve të bëhet regjistrimi me video i numërimit të votave.
Në lexim të dytë në parlament, me gjithsej 124 vota, të GERB-it, DPS-së dhe BSP-së, përfundimisht u pranua kthimi i fletëvotimit në letër në seksionet me mbi 300 votues. “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, “Vëzrazhdane” dhe “Ngritja Bullgare” – gjithsej 95 deputetë votuan “kundër”. Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin dhe “Bullgaria Demokratike” bënë thirrje sërish për aksione proteste mbrëmjen e sotme.
Mazhoranca gjithashtu regjistroi se “në qendrën e votimit zgjedhësi mund të votojë me fletëvotim në letër, ose me votim me makinë.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..