Rajoni “Jashtë shtetit” ruhet në Kodin Zgjedhor. Këtë e votuan deputetët në lexim të dytë në parlament. Propozimi për formimin e një qendre votimi jashtë vendit me të paktën 100 kërkesa u hodh poshtë, numri i vjetër prej 40 kërkesash mbetet. Nuk u pranua propozimi që deklarata, se zgjedhësi nuk do të votojë diku tjetër, të plotësohet, para vetë seksionit. U hodh poshtë propozimi për rritjen e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 15 në 25 anëtarë. Këshilli publik në komision u ruajt. Nuk u pranua propozimi për të pasur qendra të numërimit të votave jashtë komisioneve të seksioneve, por u pranua që në fund të ditës së zgjedhjeve të bëhet regjistrimi me video i numërimit të votave.
Në lexim të dytë në parlament, me gjithsej 124 vota, të GERB-it, DPS-së dhe BSP-së, përfundimisht u pranua kthimi i fletëvotimit në letër në seksionet me mbi 300 votues. “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, “Vëzrazhdane” dhe “Ngritja Bullgare” – gjithsej 95 deputetë votuan “kundër”. Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin dhe “Bullgaria Demokratike” bënë thirrje sërish për aksione proteste mbrëmjen e sotme.
Mazhoranca gjithashtu regjistroi se “në qendrën e votimit zgjedhësi mund të votojë me fletëvotim në letër, ose me votim me makinë.Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..
Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..