Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio-premiera e "Iglika" – albumi i ri i Vladimir Karparov

Foto: arkiv personal

Albumi "Iglika" ka mbledhur nëntë kompozime origjinale të saksofonistit të njohur bullgar. Çdo një prej tyre është si një pjesë e një mozaiku shumëngjyrësh dhe tregon përvojat personale dhe ngjarjet në jetën e tij në vitet e fundit. Muzika, një kombinim shumëngjyrësh i xhazit modern dhe elementeve folklorike bullgare, është e ndezur, emocionale, e mbushur me kthesa të mprehta melodike dhe metroritëm. Siç thotë vetë Vladimir, disa nga pjesët pasqyrojnë tema bashkëkohore. Ashtu si Refugee ("Refugjat"), në të cilin kompozitori e ka imagjinuar veten mes njerëzve me të cilët simpatizon me gjithë zemër - refugjatët që ikin nga agresioni, dhuna dhe varfëria dhe kërkojnë një shtëpi të re. "Vallja e Berlinit" i kushtohet kryeqytetit gjerman, ku Vladimiri jetoi dhe punoi për më shumë se 20 vjet. “Ky qytet ka një numër të jashtëzakonshëm fytyrash dhe kulturash, të cilat shpresoj se një ditë do të mund t'i bashkohen valles,” thotë ai. Cili është kompozimi që “hap” albumin dhe si vazhdon kjo histori e jashtëzakonshme, këtë e mësojmë nga intervista e bashkatdhetarit tonë për Radio Bullgarinë:

“Kur duhej të aranzhoja pjesët për albumin, vendosa t'i lidh me kuptimin e emrave të tyre dhe t'i bashkoj në një histori që lidhet me jetën time personale. Këto gjëra janë një tërësi për mua - muzika dhe jeta ime personale. Në fillim është shfaqja “Merak”, bëhet fjalë për merakun tim në kuptimin muzikor – ajo që më bëri të luaj në saksofon, të krijoj muzikën time, të punoj, të zhvillohem.

Pjesa e radhës i është kushtuar Kamelijas - gruas sime, muzës sime. Ajo është nga rajoni i Pazarxhikut, asaj i pëlqen të kërcejë valle të vështira popullore bullgare dhe e di se si t’i kërcejë. Në fakt, kështu u njohëm – ajo e drejtonte vallen në një festival këtu në Berlin. Jam shumë i lumtur që vajza ime 6 vjeçe mori pjesë në ilustrimet e albumit. Kur je një bullgar që jeton jashtë vendit dhe ke fëmijë, emri i tij duhet të jetë jo vetëm i bukur, por edhe i lehtë për t'u shqiptuar nga njerëzit e të gjitha kombësive. Prandaj zgjodhëm emrin e bukur dhe tingëllues të një luleje për vogëlushen Iglika, të cilës i është kushtuar i gjithë albumi”. Frymëzimi për një nga pjesët më shumëngjyrëshe “Silvestër kjuçek” është një situatë qesharake, por edhe paksa e çuditshme, në të cilën ka rënë pothuajse çdo muzikant, vijon Vladimir:

“Isha ftuar të luaja në një festë të Vitit të Ri me njerëz që nuk i njihja, më thirri një DJ, të cilin as unë nuk e njihja. Më duhej të luaja në playback. Kam përvojë me zhanre të ndryshme, por atëherë kishte ndonjë problem. Bëra maksimumin, por një nga organizatorët nuk mendonte kështu. Më paguan dhe u largova pa mbaruar festa. Gjatë daljes, disa zonja thanë se sa shumë e kanë pëlqyer performancën time. Unë shkova në shtëpi te familja ime i befasuar, por shumë i kënaqur, sepse në fund të fundit u realizua proverbi “Çdo e keqe për të mirë”. Pastaj e kompozova edhe këtë pjesë, më erdhi në makinë, duke udhëtuar për në shtëpi, ndërsa mendoja se ndoshta nuk duhet të pranoj angazhime të tilla dhe se kam diçka për të dhënë si muzikant”.

Të gjitha këto histori shumëngjyrëshe muzikore do të prezantohen në Berlin nga Kuarteti Vladimir Karparov, në të cilin luajnë edhe Daniel Stawinski - piano, Igor Spallati - kontrabas, Dimitris Christides - bateri. Disa nga pjesët do të interpretohen edhe në Bullgari në prill, në koncertin e autorit të Vladimirit me Big Band-in e BNR, për të cilin ai mori ftesë nga dirigjenti Antoni Donçev.

“Jam shumë mirënjohës për këtë mundësi, aktualisht jam duke përgatitur marrëveshjet. Shpresoj të performoj programin nga disku me kuartetin në një nga skenat bullgare të festivalit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD