Albumi "Iglika" ka mbledhur nëntë kompozime origjinale të saksofonistit të njohur bullgar. Çdo një prej tyre është si një pjesë e një mozaiku shumëngjyrësh dhe tregon përvojat personale dhe ngjarjet në jetën e tij në vitet e fundit. Muzika, një kombinim shumëngjyrësh i xhazit modern dhe elementeve folklorike bullgare, është e ndezur, emocionale, e mbushur me kthesa të mprehta melodike dhe metroritëm. Siç thotë vetë Vladimir, disa nga pjesët pasqyrojnë tema bashkëkohore. Ashtu si Refugee ("Refugjat"), në të cilin kompozitori e ka imagjinuar veten mes njerëzve me të cilët simpatizon me gjithë zemër - refugjatët që ikin nga agresioni, dhuna dhe varfëria dhe kërkojnë një shtëpi të re. "Vallja e Berlinit" i kushtohet kryeqytetit gjerman, ku Vladimiri jetoi dhe punoi për më shumë se 20 vjet. “Ky qytet ka një numër të jashtëzakonshëm fytyrash dhe kulturash, të cilat shpresoj se një ditë do të mund t'i bashkohen valles,” thotë ai. Cili është kompozimi që “hap” albumin dhe si vazhdon kjo histori e jashtëzakonshme, këtë e mësojmë nga intervista e bashkatdhetarit tonë për Radio Bullgarinë:
“Kur duhej të aranzhoja pjesët për albumin, vendosa t'i lidh me kuptimin e emrave të tyre dhe t'i bashkoj në një histori që lidhet me jetën time personale. Këto gjëra janë një tërësi për mua - muzika dhe jeta ime personale. Në fillim është shfaqja “Merak”, bëhet fjalë për merakun tim në kuptimin muzikor – ajo që më bëri të luaj në saksofon, të krijoj muzikën time, të punoj, të zhvillohem.
“Isha ftuar të luaja në një festë të Vitit të Ri me njerëz që nuk i njihja, më thirri një DJ, të cilin as unë nuk e njihja. Më duhej të luaja në playback. Kam përvojë me zhanre të ndryshme, por atëherë kishte ndonjë problem. Bëra maksimumin, por një nga organizatorët nuk mendonte kështu. Më paguan dhe u largova pa mbaruar festa. Gjatë daljes, disa zonja thanë se sa shumë e kanë pëlqyer performancën time. Unë shkova në shtëpi te familja ime i befasuar, por shumë i kënaqur, sepse në fund të fundit u realizua proverbi “Çdo e keqe për të mirë”. Pastaj e kompozova edhe këtë pjesë, më erdhi në makinë, duke udhëtuar për në shtëpi, ndërsa mendoja se ndoshta nuk duhet të pranoj angazhime të tilla dhe se kam diçka për të dhënë si muzikant”.
Të gjitha këto histori shumëngjyrëshe muzikore do të prezantohen në Berlin nga Kuarteti Vladimir Karparov, në të cilin luajnë edhe Daniel Stawinski - piano, Igor Spallati - kontrabas, Dimitris Christides - bateri. Disa nga pjesët do të interpretohen edhe në Bullgari në prill, në koncertin e autorit të Vladimirit me Big Band-in e BNR, për të cilin ai mori ftesë nga dirigjenti Antoni Donçev.
“Jam shumë mirënjohës për këtë mundësi, aktualisht jam duke përgatitur marrëveshjet. Shpresoj të performoj programin nga disku me kuartetin në një nga skenat bullgare të festivalit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur..