Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të votojmë me letër ose me makineri, vendosën deputetët pas 18 orësh debate dhe skandale

| rinovuar më 22-12-02 6.35.MD
Foto: BGNES

Në një mbledhje 18-orëshe, deputetët (me votat e GERB-SDS, DPS dhe BSP) pranuan në leximin e dytë që votuesit ta ushtrojnë të drejtën e votës me fletëvotim në letër ose me makineri, por nuk arritën të votojnë për gjysmën e teksteve në Kodin Zgjedhor.

Mosmarrëveshjet rreth votimeve të përziera u shndërruan në skandale dhe sulme personale, largim nga salla plenare të deputetëve nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" dhe thirrje për protesta, si dhe një deklaratë të “Po e vazhdojmë ndryshimin se nuk do të propozojë një kabinet me mandat të dytë nëse fleta e votimit prej letre kthehet. Në mbledhjen e gjatë u ra dakord që të mbetet rajoni “Jashtë shtetit”, në ditën e zgjedhjeve të xhirohen video, komisionet sektoriale të numërojnë fletët e votimit me makinë së bashku me fletët e votimit prej letre. Me insistimin e “Vëzrazhdne”, deputetët dëgjuan në mesnatë himnin kombëtar bullgar.

Vendimi përfundimtar është që në zgjedhjet e ardhshme të votohet si në letër ashtu edhe në makineri, ndërsa rezultatet të regjistrohen edhe në flash drive. Megjithatë, një protokoll nga makina nuk do të printohet dhe aplikimet për hapjen e një seksioni të ri zgjedhor jashtë vendit mbeten 40.

Parlamenti ra gjithashtu dakord që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’u sigurojë akses në kodin burimor dhe dokumentacionin e makinerive përfaqësuesve të partive dhe koalicioneve që morën më shumë se 4 për qind të votave në zgjedhjet e fundit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD
Atanas Zaprjanov

Avionët F-16 Block 70 do të mirëmbahen plotësisht në Bullgari

Riarmatosja e Forcave Ajrore Bullgare me avionë F-16 Block 70 do të kontribuojë në shfrytëzimin e teknologjive të reja në fabrikën shtetërore të riparimit të avionëve "Avionams" për mirëmbajtjen e avionëve, tërësisht në territorin bullgar. Ky avion..

botuar më 24-05-13 5.30.MD