Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Nikolla Çudibërësi – rregulli i besimit dhe prototipi i Plakut të Krishtlindjes

Foto: BGNES

Nëse pyetni një fëmijë se ku ka lindur Plaku i Krishtlindjes, me siguri do të dëgjoni përgjigjen: “Në Lapland” (ose: “Në Polin e Veriut!”). Në fakt, edhe disa të rritur nuk e dinë se imazhi i plakut të mirë lindi shekuj më parë dhe lidhet me Shën Nikolla Mrekullibërësin, i quajtur kështu për shkak të mrekullive të shumta që kreu jo vetëm gjatë jetës së tij, por edhe pasi u largua nga kjo botë.

E nderojmë kujtimin e Shën Nikollas më 6 dhjetor, si dhe më 9 maj, kur lipsanet e tij u transferuan nga qyteti Mir i Azisë së Vogël në qytetin e Barit të Italisë. Në Ortodoksi, atij i kushtohet edhe çdo të enjte.

Kisha „Shën Nikolla“ në qytetin turk Demre (në lashtësi Mir ose Mira)

“Rregull i besimit dhe model i butësisë, mësues i mirësisë...” është emri i shenjtorit në troparin e interpretuar për nder të tij.

Një nga historitë më të njohura të përshkruara në jetëshkrimin e Shën Nikollas është fitorja e tij e mrekullueshme mbi stuhinë e detit, të cilën e zbuti me lutjet e tij. Ai ringjalli gjithashtu një nga marinarët e lënduar nga stuhia, për të cilin të gjithë menduan se kishte vdekur.

Në përrallat folklorike, ky moment i jetës pasurohet me simbole dhe personazhe karakteristike për përfytyrimet popullore. Sipas tyre, gjatë stuhisë, dyshemeja prej druri e anijes u dëmtua dhe uji filloi të hyjë nga çarja. Shën Nikolla mori një peshk nga deti dhe mbylli vrimën me të. Kështu ai shpëtoi jetën e të gjithëve. Kjo histori shpjegon pse peshku duhet të përgatitet në festën e tij. Në traditën bullgare, ky është domosdoshmërish një krap i mbushur.

Ka shumë këngë dhe legjenda popullore që zbulojnë imazhin e shenjtorit me krahë të artë që ndihmon njerëzit në vështirësi. Ai ka një vend nderi ndër shenjtorët e tjerë. Në kolendrat ka një subjekt, në të cilin Shën Nikolla ulet në një fron të artë dhe shenjtorët e tjerë qëndrojnë pranë. Pema e mrekullueshme rritet, një simbol i pemës së jetës. Degët e saj janë në qiellin e kaltër, dhe rrënjët e saj janë në Danubin e bardhë, nën pemë - një tryezë e ndershme. Në tryezë ka një vedër me verë të kuqe, në verë - një gotë argjendi.

Si nderimi i Shën Nikollas krijon imazhin kaq të njohur të Plakut të Krishtlindjes?

Thënë shkurtimisht kjo ndodhi në fillim të shekullit të XVII kur emigrantët holandezë në Amerikën Veriore themeluan koloninë Nju Amsterdam (sot Nju Jork). Ndër zakonet që sollën nga vendlindja ishte edhe shkëmbimi i dhuratave në ditën e shenjtorit. Në gjuhën e tyre quhet Sinter Klaas, në anglisht është Shën Nikolla, i cili më vonë u bë Santa Claus - bujar dhe i mirë, siç dëshmon jetëshkrimi i Mrekullibërësit.

Populli ynë nderon Shën Nikollën Çudibërësin si shenjtori mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve, por edhe i tregtarëve, mullixhinjve dhe gjuetarëve. Në këtë ditë festojnë të gjithë ata që mbajnë emrin Nikolla, Nikollaj, Nikollina, si dhe peshkatarët, oficerët e marinës, bankierët dhe tregtarët.

Gëzuar festën!

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Gjelit - festa e pjellorisë mashkullore

Më 2 shkurt, sipas kalendarit kombëtar bullgar, festohet Dita e Gjelit kushtuar shëndetit dhe pjellorisë së fëmijëve meshkuj. Festa është më e përhapur në Bullgarinë Lindore. Një nga elementët e detyrueshëm është flijimi i gjelit. Ai kryhet nga..

botuar më 24-02-02 6.05.PD

Të krishterët ortodoksë nderojnë Dëshmorin e Shenjtë Trifon

Më 01 shkurt Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Trifonit sipas stilit të ri. Dita i paraprin festës së Paraqitjes së Zotit tonë Jisu Krisht në tempull (Ipapandia). Shenjtori, i cili jetoi në shekullin III në rajonin e Azisë së Vogël të..

botuar më 24-02-01 6.15.PD
Boris Mashallov

110 vjet nga lindja e këngëtarit të madh popullor Boris Mashallov

Sot festojmë 110 vjetorin e lindjes së këngëtarit të madh popullor bullgar Boris Mashallov, i njohur për interpretimet e tij kryesisht të këngëve nga krahina folklorike veriore. Ai ka lindur në qytetin Sevlievo, Bullgari Qendrore, në vitin..

botuar më 24-01-30 6.05.PD