“Ngritja Bullgare” paraqiti një projekt-rezolutë ku kërkon që Kuvendi Popullor të detyrojë kryeministrin dhe ministrat të votojnë kundër të gjitha propozimeve dhe nismave të Holandës në kuadër të Këshillit të BE-së. Nisma është një masë reciproke kundër bllokimit të vendit tonë për Shengen, u bë e qartë nga një deklaratë e grupit parlamentar të partisë. Nënkryetarja e Kuvendit Popullor dhe deputete e “Ngritjes Bullgare” Nadezhda Samarxhieva rekomandoi që shteti bullgar të sillet në mënyrë adekuate dhe theksoi se, sipas institucioneve evropiane, vendi ynë i ka përmbushur kriteret për t”u anëtarësuar në zonën Shengen.
Më herët, kryetari i Bordit të Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari, Vasill Vellev, i bëri thirrje vendit tonë që të fillojë vendosjen e vetos ndaj nismave holandeze në BE, si dhe të ndalojë blerjen e mallrave nga Holanda.
Kuvendi Popullor dënoi aktet e dhunës ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut – veçanërisht krimin e rëndë ndaj sekretarit të klubit bullgar Hristijan Pendikov dhe u bëri thirrje institucioneve që të marrin masa sistematike për të vënë para drejtësisë..
Presidenti Rumen Radev emëroi qeverinë e re të përkohshme, shpërndau Kuvendin Popullor dhe caktoi zgjedhjet parlamentare për 2 prillin. Në krye të kabinetit mbetet Gëllëb Donev, punën e të cilit do ta përkrahin ministrat e kabinetit të tij të..
Një raketë ruse goditi qytetin Kramatorsk në rajonin e Doneckut mbrëmë dhe vrau tre civilë, njoftoi agjencia e lajmeve UNIAN. Sipas të dhënave të fundit, 20 persona u plagosën. Raketa goditi tetë ndërtesa banimi – njëra prej tyre u shkatërrua dhe..
Kompania ruse “TVEL”, një degë e Rosatom, përmbushi në kohë programin e saj për vitin 2022 për furnizimin e karburantit bërthamor. Ne nuk kemi asnjë..
Gjatë natës , vranësira do të jetë e konsiderueshme, por vetëm në vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, do të bie borë e dobët. Era..
Gjatë Këshillit të Bashkimit Evropian për Bujqësinë dhe Peshkimin në Bruksel, zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev këmbënguli në masat e..