“Ngritja Bullgare” paraqiti një projekt-rezolutë ku kërkon që Kuvendi Popullor të detyrojë kryeministrin dhe ministrat të votojnë kundër të gjitha propozimeve dhe nismave të Holandës në kuadër të Këshillit të BE-së. Nisma është një masë reciproke kundër bllokimit të vendit tonë për Shengen, u bë e qartë nga një deklaratë e grupit parlamentar të partisë. Nënkryetarja e Kuvendit Popullor dhe deputete e “Ngritjes Bullgare” Nadezhda Samarxhieva rekomandoi që shteti bullgar të sillet në mënyrë adekuate dhe theksoi se, sipas institucioneve evropiane, vendi ynë i ka përmbushur kriteret për t”u anëtarësuar në zonën Shengen.
Më herët, kryetari i Bordit të Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari, Vasill Vellev, i bëri thirrje vendit tonë që të fillojë vendosjen e vetos ndaj nismave holandeze në BE, si dhe të ndalojë blerjen e mallrave nga Holanda.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..