Shumica në parlament pranoi në lexim të parë që paga minimale të jetë jo më pak se 50 për qind e pagës mesatare bruto për vendin për periudhën 12 mujore para përcaktimit. Aktualisht, kjo do të thotë një shumë minimale prej 850 leva (425 euro).
Ndryshimet në Kodin e Punës të propozuara nga “BSP për Bullgarinë” morën mbështetjen e 175 deputetëve, me tre abstenime. Vendimi përfundimtar duhet të merret brenda shtatë ditëve.
Sipas propozuesve, qëllimi i projektligjit është të lidhë sa më shpejt shumën e pagës minimale me vlerat referuese sipas direktivës së PE dhe Këshillit për Pagat Minimale në BE në kushtet e inflacionit të lartë, të ardhura të ulëta dhe kostot e jetesës në rritje të vazhdueshme.
Kisha Ortodokse është një. Feja tradicionale në Bullgari është Ortodoksia Lindore dhe shprehësi dhe përfaqësuesi i vetëm i saj është Kisha Ortodokse Bullgare. Këtë e deklarova gjatë një takimi me Patrikun bullgar Daniill, shkroi kreu i GERB-it..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri. Shfaqja – pjesë e programit të koncertit festiv në sheshin “Princ Aleksandri I”, do të jetë me kujdes..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e parë e vinilit në vend. Për momentin ajo do të jetë e vetmja në Ballkan, tha për BTA Ilija Grigorov,..
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania..