Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Rumania përsëri jashtë Shengenit – çfarë të presim

Fushata kundër vendit tonë, e ndërmarrë nga Holanda, u shërben interesave të tyre politike të brendshme, thonë ekspertët

Foto: schengenvisainfo.com

Austria dhe Holanda ishin dy vendet evropiane që ndaluan Bullgarinë në rrugën e saj drejt Shengenit në votimin e 8 dhjetorit. Argumenti kryesor ishte mungesa e sundimit të ligjit, si dhe fluksi i emigrantëve të paligjshëm përgjatë rrugës ballkanike, e cila përfshin Turqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Kështu, megjithëse ka përmbushur kriteret teknike për anëtarësim – fakt i konfirmuar nga shumica e vendeve anëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian – vendi ynë do të vazhdojë betejën e tij më shumë se 10-vjeçare për anëtarësim të plotë në zonën Shengen si kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian.

Hyrja e Bullgarisë në Shengen është një çështje, vendimi pozitiv i së cilës është veçanërisht i rëndësishëm për 46.2% të bullgarëve. Rreth një e treta janë të mendimit të kundërt, dhe 21.3% nuk ​​mund të vendosin – tregon një sondazh sociologjik i agjencisë “Gallup International Balkan”, i realizuar në periudhën 24.11-02.12.2022.

Për momentin, opinioni publik në Bullgari është shumë i zhgënjyer nga vendimi i Holandës dhe Austrisë për të refuzuar anëtarësimin e Bullgarisë, madje ka thirrje për bojkot të bizneseve austriake dhe holandeze në vendin tonë /të dy vendet janë ndër liderët përsa i përket investimeve të huaja në vendin tonë/. Në nivel shtetëror, megjithatë, nuk priten hapa më të mirë, u bë e qartë nga fjalët e ministrit në detyrë Gëllëb Donev për bTV: “Duhet të veprojmë sipas interesit të përbashkët të Bullgarisë. Dhe fakti që Bullgaria nuk mori një "po" për Shengenin gjatë Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme nuk do të thotë se ne kemi pësuar ndonjë dështim. Ne do të punojmë deri në fund dhe jam i sigurt se Bullgaria do të bëhet anëtare e Shengenit”, tha kryeministri.

Nuk duhet ta lidhim Shengenin me një qëllim tjetër strategjik për vendin tonë – hyrjen në Eurozonë – shprehet në mënyrë kategorike eurodeputetja bullgare nga BSP Cvetelina Penkova:

Cvetelina Penkova

“Javën e kaluar u tha shumë qartë se pengesat që iu vendosën Bullgarisë dhe Rumanisë në lidhje me Shengenin janë tërësisht të nxitura, pa parime dhe me një lloj qëndrimi diskriminues ndaj një grupi të caktuar të qytetarëve evropianë nga ana e Holandës dhe Austrisë. Ato nuk ishin në gjendje të jepnin arsye specifike për mendimet e tyre. Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojë në përpjekjet shtesë që do të bëhen nga Bullgaria. Nuk duhet të anashkalojmë mbështetjen serioze që kemi marrë nga të gjitha vendet e tjera anëtare”, ka komentuar ajo në një intervistë për BNR.

Fakti që vendi ynë mbeti edhe një herë jashtë zonës evropiane pa kontroll kufitar nuk është i papritur për politologun Ivan Naçev.

Ivan Naçev

“Nuk jam i befasuar, sepse për një kohë të gjatë ka pasur shenja politike se Bullgaria do të mbetej sërish jashtë Shengenit. Ky nuk është problem i Këshillit të Ministrave, as nuk duhet t'ia kalojmë përgjegjësinë këtij Këshilli, sepse është problem i vendit kandidat, në këtë rast Bullgarisë. Ka dy arsye: njëra lidhet me faktin se vendi ynë vazhdon të jetë ndër vendet më pak të zhvilluara në BE. Ka probleme jo vetëm me strukturën ekonomike, por edhe me sistemin gjyqësor, ka probleme edhe me sigurinë. Kjo u bë e qartë gjatë të ashtuquajturës "rrjedha e refugjatëve".

Ivan Naçev sheh dy mundësi për të ndryshuar status quo-në:

“E para është e lehtë dhe e thjeshtë – që sistemi gjyqësor të fillojë të punojë me efikasitet. Të ketë njerëz që janë akuzuar për korrupsion dhe janë futur në burg. Nëse shikojmë Kroacinë, do të shohim menjëherë se atje këto çështje arritën nivelin më të lartë në pushtetin ekzekutiv. E dyta është që të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament, dhe jo vetëm, duhet të deklarojnë shumë qartë se nuk do të bëjnë kompromise në luftën kundër korrupsionit”.

Në një intervistë për BNR, kryeprokurori Ivan Geshev komentoi këtë temë, duke vënë në dukje një veçori të mentalitetit tonë:

Ivan Geshev

“Kriteret e pranimit në Shengen janë plotësuar. Në Bullgari, megjithatë, ne vazhdojmë të bëjmë diçka të mbetur që nga koha e bllokut sovjetik - flasim kundër njëri-tjetrit, nxjerrim të palarat e njëri tjetrit në Evropë dhe pastaj presim të na respektojnë. Ne i nxjerrim në pah problemet për qëllime të përdorimit të brendshëm politik, për përfitime personale për politikanë të caktuar. Ne kemi një problem me sjelljen tonë, që nuk mbrojmë interesin kombëtar bullgar, edhe pse ka politikanë që për herë të parë pas shumë kohësh e mbrojnë atë”.

Për ministrin e drejtësisë Krum Zarkov, refuzimi i Holandës nuk ka të bëjë fare me sundimin e ligjit të së drejtës në vendin tonë.

"Ata po kërkonin një argument me të cilin të vendosnin një veto për arsye politike të brendshme - tha ai në një intervistë për BNR. - Holanda vendosi më shumë se një veto. Vendi bëri fushatë në javët e fundit përpara se të merrej vendimi për heqjen e çështjes nga rendi i ditës. E vërteta është se Holanda është e izoluar në Bashkimin Evropian për këtë çështje, jo ne”.

Krum Zarkov

Sipas tij, përpjekja e Holandës për të ngritur çështjen e ndarjes së Bullgarisë nga Rumania në lidhje me temën "Shengen" ishte një pjesë e rëndësishme e kësaj fushate.

“Megjithatë, që nga muaji dhjetor, kjo nuk është as juridikisht, as politikisht, as teknikisht e mundur, nëse shikoni se si është kufiri bullgaro-rumun. Ligjërisht nuk është e mundur, sepse i gjithë bashkimi dhe këshilli kishin përgatitur një vendim të përbashkët për Bullgarinë dhe Rumaninë, i cili u konsultua me Parlamentin Evropian dhe ndarja e tyre do të kërkonte kohë. Politikisht nuk ishte e mundur sepse askush, përveç Holandës, nuk e mbrojti këtë pozicion. Mbetet për t'u parë nëse kjo linjë ndarjeje do të vazhdojë,."

Zarkov theksoi gjithashtu se qeveria e përkohshme e ka kthyer temën "Shengen" në axhendën e vendit dhe e ka bërë prioritet të saj:

“Kemi arsye të mendojmë se vitin e ardhshëm do të përfundojë hapi drejt Shengenit. Nga gushti deri në dhjetor, diplomacia bullgare, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë u përkushtuan 120% dhe ia dolën dhe arritën rezultatin 24 kundër 2 vota në Këshillin Evropian, në mbështetje të madhe nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian.”

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD