Kuvendi e refuzoi kandidaturën e Prof. Nikollaj Gabrovskit për kryeministër të vendit. Pro votuan 113 deputetë, kundër 125. Për kandidaturën e Prof. Gabrovskit për kryeministër me mandatin e parë të GERB-SDS votuan GERB, DPS dhe partia “Ngritja Bullgare”, por votat e tyre nuk ishin të mjaftueshme.
Sipas rregullores, kur kandidati për kryeministër nuk miratohet nga Kuvendi Popullor, nuk votohen dy vendimet e radhës për strukturën dhe përbërjen e kabinetit.
Sipas kushtetutës, presidenti do t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar, partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin". Nëse pas mandatit të tretë nuk formohet qeveria, parlamenti do të shpërndahet dhe do të caktohen zgjedhje të reja.Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..
Në pritje të Lindjes së Krishtit, Kisha Ortodokse hap dyert për shërbesat e sotme, që lajmërojnë përmbushjen e misterit të mishërimit të Zotit. “Të rijetojmë Lindjen e Krishtit në shërbesat solemne për të pritur siç duhet Birin e Zotit, i cili zbret..
Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% - hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..
Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë..