Kuvendi e refuzoi kandidaturën e Prof. Nikollaj Gabrovskit për kryeministër të vendit. Pro votuan 113 deputetë, kundër 125. Për kandidaturën e Prof. Gabrovskit për kryeministër me mandatin e parë të GERB-SDS votuan GERB, DPS dhe partia “Ngritja Bullgare”, por votat e tyre nuk ishin të mjaftueshme.
Sipas rregullores, kur kandidati për kryeministër nuk miratohet nga Kuvendi Popullor, nuk votohen dy vendimet e radhës për strukturën dhe përbërjen e kabinetit.
Sipas kushtetutës, presidenti do t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar, partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin". Nëse pas mandatit të tretë nuk formohet qeveria, parlamenti do të shpërndahet dhe do të caktohen zgjedhje të reja.Një mijë dhurime të tjera gjaku u bënë gjatë vitit të kaluar në Qendrën e Hematologjisë Transfuzive të Akademisë Mjekësore Ushtarake, njoftuan nga institucioni mjekësor. “Më shumë se 7 mijë janë dhuruesit e gjakut - gjysma e tyre janë tradicionalisht..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..
Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë..
Të shtunën vranësira në pjesën më të madhe të vendit do të jetë e konsiderueshme dhe kryesisht në rajonet qendrore dhe lindore të Bullgarisë Veriore do të..
Bullgarët që udhëtuan jashtë vendit në nëntor të këtij viti u rritën me 11.3% krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës, njofton Instituti Kombëtar i..