Në një skenë të ndërtuar posaçërisht në Pallatin e Sporteve të Prishtinës nga ora 19:00 e datës 15 dhjetor, Opera e qytetit Stara Zagora do të debutojë me shfaqjen e parë të operës “Traviata” nga Giuseppe Verdi në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Rolin e Violetës e rikrijon sopranoja kosovare Besa Llugiqi. Kostumet u realizuan posaçërisht për të nga dizajnjeri italian Salvatore Russo.
Regjisor i shfaqjes është Ognjan Draganov, dirigjent është maestro Najden Todorov, ndihmës dirigjent është Chris McCracken nga Britania e Madhe.
Në rolet kryesore të ngjarjes historike për Kosovën, e cila realizohet si bashkëpunim mes Operës Shtetërore të qytetit Stara Zagora, Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe Filarmonisë së Kosovës, publiku do të shohë edhe tenorin italian Emanuele D'Aguanno - në rolin e Alfred Zhermonit dhe baritoni shqiptar Gezim Mishketa në rolin e Zhorzh Zhermonit.
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..