Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me Babagjyshin e vitit të ri në Lapland apo në fshat në një bujtinë – ku do të festojnë bullgarët?

Foto: Pixabay

Kur bëhet fjalë për festime, ushqime apo udhëtime, bullgari nuk kursen lekët, por i pëlqen t'i kombinojë të tria. Dhe çfarë rasti më të mirë se festat e fundvitit? Krishtlindjt janë për tryezën familjare, pranë pemës me prindërit e moshuar, ushqimet tradicionale dhe ritualet me këtë rast. Por Viti i Ri ka të bëjë me ahengjet dhe ...harxhimet e tepërta.

Çmimi i një oferte për Vitin e Ri në një hotel elitar në vendpushimin tonë Velingrad arriti në 11 500 leva. Paketa e kësaj shume përrallore shkaktoi shumë komente në media, por ajo u shit “si ëmbëlsira”, së bashku me pjesën tjetër të ofertave 4-5 shifra të hotelit për pushime. Pronarët shpjeguan se oferta me çmime gati 12 000 leva përfshin 4 net në një apartament VIP me rreth 200 metra katrorë, një darkë të bollshme festive me një program të pasur, mëngjes, animacion për fëmijë, trajtime spa, etj.

"Ky është një fenomen i bukur, shumë i bukur!", komentoi eksperti i turizmit Konstantin Zankov. Kjo tregon se në Bullgari ka tregje për turizëm luksoz dhe për shërbime të cilësisë së lartë me çmim të lartë, gjë që synon turizmi bullgar, domethënë të mos jetë me buxhet të ulët. Fakti që ky hotel në Velingrad i shiti shumë shpejt dhomat e tij dhe ato janë me çmimin e një pakete në Dubai, Singapor etj. , për mua nuk është gjë tjetër veçse pozitive dhe e lavdërueshme për industrinë tonë. Në përgjithësi, regjistrimet e Vitit të Ri po shkojnë mirë.”

Sipas Institutit për Vlerësimet dhe Analizat e Turizmit, gjysmë milioni bullgarë po përgatiten të udhëtojnë gjatë pushimeve. Në vendin tonë do të mbërrijnë 70 mijë të huaj. Megjithatë, shumica nuk vijnë për të festuar, por për të bërë ski. Ku do të zgjedhin të qëndrojnë? “Borovec, Bansko, vendpushimet dimërore, pasi për ta është më lirë se Alpet dhe Evropa Perëndimore. Të huajt vijnë sepse ne jemi ende një destinacion më i lirë dhe ka shumë interes kryesisht nga grupet angleze. Por për vetë festat këtu nuk ka kërkesa, pasi të huajt shkojnë kryesisht në tregjet e Krishtlindjeve, dhe këtu nuk janë ende në nivelin e atyre evropiane”, thotë Anton Djankov nga një agjenci e njohur turistike.

E reja është se për herë të parë që nga para-pandemisë së vitit 2019, bullgarët filluan të rezervojnë që herët, madje edhe nga vera. Të parët që mbaruan ishin hotelet e vogla familjare në fshat me një ambient tipik bullgar dhe tavolina tradicionale të Vitit të Ri. Tani është pothuajse e pamundur të gjesh vende për pushime atje.

Nëse vendosni të festoni përcjelljen e vitit të vështirë 2022 që po e lemë pas jashtë vendit, nxitoni, këshillojnë operatorët turistikë. “Shumica e paketave tona janë shitur. Interesi është për destinacionet më të afërta, si Italia, Spanja, Qiproja, Antalia, Egjipti dhe Tunizia, por edhe për vendet ekzotike si Mauritius, i cili ishte i pari që u shit, së bashku me Maldivet dhe Tajlandën”, thotë Adriana Pariçkova nga një agjenci e dëgjuar e kryeqytetit.


Hiti i këtij viti është një udhëtim familjar në Lapland. Paketa fillon nga 3000 leva për person dhe përfshin 5 net, një takim personal me Babagjyshin e Vitit të Ri, një vizitë në fermën e tij me huski dhe shëtitje të tjera midis peizazheve të ngrira veriore. Së bashku me krizën ekonomike dhe inflacionin, çmimet e paketave janë rritur nga 10 në 20%. Megjithatë, kjo nuk i bën përshtypje askujt, beson Adriana.

“Pas Covid-it, njerëzit kanë filluar të udhëtojnë sërish. Dhe meqenëse në shumicën e vendeve udhëtojnë lirshëm pa kërkesa, si teste PCR, etj., ata preferuan të shkojnë jashtë vendit, sepse disa nga ofertat në Bullgari rezultuan shumë më të shtrenjta - po flasim për resorte si Velingrad, Sandanski, Bansko. Çmimet tona u rritën në fund të verës, por kjo nuk i pengon bullgarët. Në fund të fundit, kushdo që ka mundësi financiare përfiton nga ofertat tona. Pas Covid-it, njerëzit sikur e morën veten dhe u bënë pak më "të patrembur". Disa marrin sigurim për anulimin e udhëtimit, por në përgjithësi janë më të qetë dhe ne kemi filluar të bëjmë rezervime edhe për verën e ardhshme”, thotë Adriana Pariçkova.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Pixabay, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Nenov

Qyteti Ruse dëshiron të shpallet një qytet krijues i UNESCO-së

Qyteti danubian bullgar Ruse do të aplikojë deri në vitin 2025 për t'u bërë një qytet kreativ i kuzhinës i UNESCO-së, tha për BTA drejtori i Muzeut Historik të qytetit, Prof. Nikollaj Nenov . Sipas tij, Ruse ka nevojë për një perspektivë që do të..

botuar më 24-02-02 12.12.MD

Daily Express për Sofjen: e bukur, e lirë, por e nënvlerësuar

Sofja është kryeqyteti i tretë më i lirë në Evropë. Është një nga qytetet më të shëtitshme të Evropës, por kaq i nënvlerësuar, shkruhet në revistën britanike Daily Express . Artikulli përmban një përshkrim të hollësishëm të Sofjes dhe atraksioneve të..

botuar më 24-01-28 8.10.PD

Sërish mund të bëjmë ski natën në Vitosha

Nga 26 janari më në fund filloi skijimi natën në Vitosha, njofton shoqata aksionare që menaxhon zonën e skijimit. Zbritja në darkët do të bëhet nga e mërkura deri të shtunën. Këtë dimër, çmimet e kartave mbeten të pandryshuara: 40 leva për të rriturit, 30..

botuar më 24-01-27 9.10.PD