Natën e së hënës, Rusia lëshoi 35 dronë të prodhuar nga Irani nga brigjet e detit Azov. Mbrojtja ukrainase rrëzoi 30 prej tyre, 9 - të neutralizuar mbi Kiev. Gjatë gjithë natës, raketa dhe topa rusë bombardonin rajonin e Dniepropetrovskut, raportoi UNIAN.
Zyra e presidentit ukrainas publikoi video-fjalimin e Volodimir Zelenskit, i cili duhej të transmetohej, para ndeshjes finale të Kupës së Botës në Katar. Më herët, CNN raportoi se federata botërore e futbollit FIFA i ka refuzuar Zelenskit të lëshojë apelin e tij për paqe. Në video-mesazhin, Zelenski propozon të organizohet një takim botëror në dimër për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Stadiumet dhe tribunat boshatisen pas ndeshjes. Dhe pas luftës, qytetet mbeten bosh. Për këtë arsye, luftërat duhet të dështojnë, dhe paqja duhet të jetë kampione”, thuhet në fund të fjalimit.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin do të bëjë një njoftim në javën e re, sipas mediave shtetërore ruse. "Ne presim deklarata të rëndësishme," tha Pavel Zarubin, drejtuesi i emisionit "Moska. Kremlini. Putini" në eterin e televizionit shtetëror. Pritet që njoftimi të pasojë vizitën e Putinit në Bjellorusi më 19 dhjetor dhe takimin vjetor të zgjeruar të kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do të kryesohet nga Putin.Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me..
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..