Mihaill Mihaillov, një përkthyes dhe folës brilant nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle e “Radio Bullgarisë”, u largua nga ne. Përkthimet dhe prezenca e tij gazetareske do të vazhdojnë të jenë shembull i profesionalizmit të lartë dhe zotërimit të shkëlqyer të gjuhës së Servantesit.
Pas përfundimit të filologjisë spanjolle në Universitetin "Shën Kliment Ohridski", Mihaill Mihajllov iu përkushtua përkthimit. Një moment kurioz në karrierën e tij është ndihma në komunikim që ai u dha inxhinierëve bullgarë në Kubë, të cilët ndërtuan një sërë zonash infrastrukturore në ishull. Por si profesionist Misho la gjurmët më të ndritshme me punën e tij në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të "Radio Bulgarisë" të BNR.
Misho ishte një njeri me zemër të madhe dhe një mik besnik, i gatshëm për të ndihmuar këdo. Ai kishte një kujtesë të shkëlqyer dhe një zë karakteristik e të paharrueshëm. Kolegu ynë i dashur ishte shumë i etur për të ndarë njohuritë e tij me kolegët e tij dhe ishte gjithmonë i gatshëm për t'u mësuar atyre diçka të re!
Në kujtim të tij do të dëgjojmë një fragment nga programi i Vitit të Ri i “Radio Bullgarisë” në gjuhën spanjolle, i transmetuar në fund të dhjetorit 2016.
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Këngë dhe valle dasme” nga Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 15 tetor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Hamlet” në interpretim të Kirill Mariçkovit, i cili u nda nga ne para disa ditësh dhe sot,..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Personalitete do t’ju njohim me britanikun Darren Carter që i thur vargje Bullgarisë. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën më të fundit nga albumi i Ljubo..