Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dërgoi urime për shëndet, dashuri dhe prosperitet

Foto: president.bg

Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.

Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.

Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.

Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka përparuar me tetë hapa në shkallën e lumturisë

Bullgaria përparon me 8 pozicione në renditjen e nivelit të lumturisë tështeteve të ndryshme, të përgatitur me urdhër të OKB-së. Sondazhi mat ndjesinë e kënaqësisë së qytetarëve me jetën, ku treguesit lidhen jo vetëm me produktin e brendshëm bruto..

botuar më 23-03-25 9.05.PD

Ungjillëzimi i Hyjlindëses lidhet ngushtë me bamirësinë

Festa e ndritur e Krishterë e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, të cilën e kremtojmë çdo vit më 25 mars, është ndër festat e preferuara pranverore të gjithë botës së krishterë. Nëpërmjet Virgjëreshës Mari, e zgjedhur si më e pastërta e virgjëreshave,..

botuar më 23-03-25 6.10.PD

“Ora e Tokës” – fikim dritat dhe sjellim dritë mbi problemet e specieve në zhdukje

Më 25 mars do të fikim dritat për një orë për të mbështetur planetin, por në të njëjtën kohë të sjellim dritë mbi problemin e habitateve të kufizuara të kafshëve të egra në Bullgari. Në kuadër të fushatës globale “Ora e Tokës”, organizata për..

botuar më 23-03-25 5.15.PD