Në Sofje, kompania shtetërore bullgare e gazit “Bulgargaz” nënshkroi një marrëveshje me kompaninë shtetërore turke të energjisë “Botash” për akses në 5 terminale të gazit të lëngshëm dhe rrjetin e transmetimit të gazit në Turqi. Deri në 1.5 miliardë metër kub do të furnizohen çdo vit, marrëveshja është për një periudhë 13-vjeçare.
Falë marrëveshjes, ne ofrojmë mundësinë për blerjen e gazit nga të gjithë prodhuesit botërorë dhe shkarkimin e tij në vendin turk, deklaroi Ministrit i Energjisë Rosen Hristov. Ai e përshkroi kontratën si një “moment historik”. Në vitin 2022 kemi pasur probleme serioze me furnizimin me gazit të lëngshëm për shkak të mungesës së infrastrukturës. Tani bashkë me kolegët nga Turqia po e zgjidhim këtë problem, theksoi Hristov.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..